Profil/ Kush është Blendi Klosi 
ministri i ri i Mirëqenies Sociale

Profil/ Kush është Blendi Klosi <br />ministri i ri i Mirëqenies Sociale
Kush është Blendi Klosi Blendi Klosi, i lindur në Tiranë më 17 janar 1971, është zgjedhur deputet për tri legjislatura radhazi. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 ai u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit. Blendi Klosi është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike.

Pas studimeve ka punuar si inxhinier në Institutin e Studimeve Elektronike. Pas përfshirjes së tij në politikë ka punuar fillimisht në vitet 1996-1999, si përgjegjës sektori për Politikat e Zhvillimit të Administratës Qendrore në Departamentin e Administratës Publike pranë Këshillit të Ministrave.

Në vitet 1997-1998 ishte pjesë e Këshillit të Ministrave, në postin e asistentit të kryeministrit. Ai ka shërbyer më pas si zëvendësministër i Pushtetit Lokal, ministër Shteti pranë kryeministrit dhe si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Blendi Klosi është anëtar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit në Kuvendin e Shqipërisë.

Blendi Klosi ka luajtur dhe rolin e kryetarit në Komisionin për Reformën Elektorale. Ndërkohë që pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 ishte deputet i Durrësit, pas fitores në garën elektorale. Per shkak edhe te lidhjes me kete qytet si deputet, Klosi ka nje miqesi te ngushte me kreun aktual te Bashkise se qytetit bregdetar Vangjush Dako. 

Po ashtu, para zyrtarizimit te Erion Veliajt, Klosi ishte nje nder emrat e perfolur per te qene kandidati i koalicionit te majte per Bashkine e Tiranes ne garen elektorale te 21 Qershorit. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…