Profil/Kush është Elvis Rroshi?

Profil/Kush është Elvis Rroshi?
Deri në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011-ës, askush nuk kishte dëgjuar për Elvis Roshin.

Biznesmeni i ri nga Kavaja realizoi atë që pak kush e priste, fitoren e bashkisë së Kavajës, qytetin që prej shumë mandatesh nxirrte Sali Berishën deputet.

Një muaj larg zgjedhjeve në 1 qershor 2011, emri i tij bëri bujë për shkak të një historie personale.Gruaja e e tij deklaroi se ishte rrëmbyer në një qendër tregtare në Tiranë nga disa persona dhe ishte detyruar të abortonte.Kjo alarmoi jo vetëm publikun e PS-në por dhe ndërkombëtarët.Brenda 24 orëve policia zbardhi të vertetën e “rrëmbimit”.Gjithçka ishte një skenar i sajuar nga gruaja e Elvis Rroshit, Griselda Zaimi, nga frika e braktisjes.

Dy vjet më vonë Rroshi u kandidua sërish nga Edi Rama për kryetar të Bashkisë së Kavajës.

Këtë herë ai u shndërrua në shënjestër të kritikave të opozitës për të kaluarën e tij, shumë te errët e kriminale, sipas PD-së. Ai akuzohej si njeri i dënuar më parë në vende të tjera për trafik droge.

Në mars të 2013-s ai u arrestua nga Policia e Kavajës në përfundim të takimit Besa-Tirana pasi ndaj tij pati një kallëzim penal nga trajneri i Tiranës, Nevil Dede, i cili e akuzonte për dhunë fizike në pushim të ndeshjes. Pasi qëndroi për disa orë në ambientet e komisariatit të Kavajës, kryebashkiaku u transferua në Tiranë nën masa të rrepta sigurie.

Gjatë tubimit të qytetarëve që mbështetën Roshin në dyert e komsiariatit nuk mungoi dhuna e policisë, madje njëri prej tyre humbi jetën.

Në 20 maj, perveçse nga foltorja e PD-së në adresë të Roshit vijnë akuza të tjera. Deputeti Ben Blushi i kërkoi kryeministrit Rama të ndërhynte pasi kryebashkiaku i tij e kishte kërcënuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi