Profil/ Kush është ish-kryeministri
grek që u plagos me zarf bombë 

Profil/ Kush është ish-kryeministri<br />grek që u plagos me zarf bombë 
Ish-kryeministri i Greqisë Lukas Papademos mbeti i plagosur rëndë pas një shpërthimi me eksploziv në makinën e tij të blinduar.
  
Sipas të dhënave nga mediat greke shpërthimi ndodhi nga një zarf bombë brenda makinës së ish-kryeministrit.
   
Gjendja e ish-kryeministrit është e rëndë, pasi ka marrë shumë plagë në të dyja këmbët, bark dhe në duar.
 
Dyshimet e para për sulmin ndaj tij janë për anarkistët, të cilët kanë kundërshtuar masat e BE pas krizës ekonomike.
 
Në ditët e fundit Greqia është përfshirë në disa protesta, ndërsa nuk kanë munguar edhe sulmet ndaj institucioneve dhe policëve.
 
Por kush është Lukas Papademos? Ai ka qenë kryeministër i një qeverie teknike në Greqi nga nëntori i 2011 deri në maj të vitit 2012 në krizën e thellë ekonomike.
 
Lukas Papadimos ka lindur në 11 tetor 1947 në Athinë. Profesioni i tij është ekonomist, ish-guvernator i Bankës së Greqisë dhe ish-zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane (2002-2010).
 
Lukas Papadimos, është një figurë e respektuar gjerësisht në Greqi, me një prapavijë të fortë në fushën akademike dhe atë të financave.
 
I arsimuar në SHBA gjatë viteve 1970. Ai ka një diplomë në fizikë, një master në inxhinieri elektrike dhe një doktoraturë në ekonomi.
 
Papademos ka mbajtur pozita akademike në Universitetin e Columbias, Universitetin e Harvardit dhe Universitetin e Athinës.
 
Më pas ai punoi si ekonomist pranë Bankës Federale të Bostonit. Me Bankën e Greqisë u bashkua në vitin 1985 duke ngjitur shkallët nga si zëvendësguvernator në vitin 1993 dhe guvernator i saj, në vitin 1994.
 
Ai mori drejtimin e qeverisë teknike greke në fund të 2011 deri në maj të vitit 2012, një periudhë e vështirë ekonomike-politike.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024