Profil/ Kush janë dy gratë që
zëvendësojnë Tahirin në PS

Profil/ Kush janë dy gratë që<br />zëvendësojnë Tahirin në PS<br>
Kryesia e PS vendosi që të zëvendësojë Saimir Tahirin nga postet në parti me Elisa Spiropalin dhe Blerina Gjylametin. Por kush janë dy emrat që zëvendësojnë ish-ministrin e Brendshëm.

 

 

 

Elisa Spiropali lindi në Tiranë më 15 Mars 1983. Gjimnazin e kryen në 2001 në “Lester B. Pearson College, UËC of the Pacific”, në Kanada, diplomë IB, pasi fiton bursë si një nga pesë gjimnazistët më të mirë në Shqipëri. Rezultatet e larta i japing mundësi të fitojë një bursë universitare në “Mount Holyoke College”, SHBA, ku diplomohet në 2005 me titull nderi në dy degë universitare; BA Ekonomi (Economics) dhe BA Politikë (Politics). Një semestër e kryen në Buenos Aires, në programet e shkëmbimet më bursë ekselence nga universiteti “Mount Holyoke” për studimin e krizës ekonomike Argjentinase.

Në vitin 2007 fiton bursë “Chevening” për studime pasuniversitare në Politikë Ekonomike Europiane në Universitetin “Sussex”, në Britaninë e Madhe. Aktualisht është Kandidate për Doktore Shkencash në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë, Dega Marrëdhënie Ndërkombëtare (2017). Elisa ka mbajtur postin “Drejtore e Përgjithshme e Doganave” nga Tetori 2013 – Mars 2015.

Elisa është gjithashtu anëtare e Partisë Socialiste që nga viti 2009. Krenare për kontributin. Anëtare e Asamblesë Kombëtare, Kryetare FRESSH, Këshilltare në Bashkinë Tiranë, Sekretare Për Rininë në Kryesinë e Partisë Socialiste, ndërsa në 25 qershor u zgjodh deputete në qarkun e Korçës.

Blerina Gjylameti, ka lindur në Tiranë me 23 janar të vitit 1980. Gjylameti është kandidate Doktor Shkencash në fushën e ekonomisë pranë Fakultetit Ekonomik në UT, prej vitit 2009.

Ka një diplomë master në shkenca ekonomike evropiane pranë UT, Fakulteti i Ekonomisë si dhe është diplomuar në Universitetin e Salernos në Itali, Fakulteti i Ekonomisë, dega Ekonomi dhe tregti drejtim financiar.

Pas përfundimit të studimeve të larta në vitin 2006 Gjylameti emërohet pedagoge efektive në menaxhim operacionesh dhe menaxhim strategjik pranë Fakultetit të Menaxhimit, Universiteti Ushtarak Skëndërbej dhe njëkohësisht asistente pedagoge me kohe të pjesshme në komunikim biznesi pranë Fakultetit të Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit në Universitetin e Tiranës.

Me pas prej vitit 2008 është emëruar në pozicionin e pedagoges efektive në menaxhim biznesi dhe strategji burimesh njerëzore në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2013 dhe në vazhdimësi si pedagoge me kohe të pjesshme. Gjatë këtyre viteve ajo ka botuar disa punime shkencore kombëtarë dhe ndërkombëtarë në fushën e ekonomisë.

Në vitin 2013 Gjylameti është zgjedhur Deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e VIII si dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Blerina Gjylameti ka hyrë në politike në vitin 2012 ku është zgjedhur Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Tiranë.

Gjatë aktivitetit të saj politik Blerina ka mbajtur pozicionin e anëtares së grupit të punës për hartimin e programit të ekonomisë për Partinë Socialiste si dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Reformën Administrativo –Territoriale. Gjithashtu është anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS që prej vitit 2013.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Gjylameti është zgjedhur deputete e PS në qarkun e Tiranës.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman