Kryeministri Edi Rama duket se ka menduar edhe për ministritë që ia ka kaluar Partisë Demokratike, duke i blinduar ato me zëvendësministra që kanë lenë shenjë në dikasteret që kanë drejtuar për profesionalizmin.
Kështu në Ministrinë e Shëndetësisë, emërohet zv/mnistre Mira Rakacolli (Kapisyzi), një nga mjekët më të shquara të shëndetësisë shqiptare e vlerësuar për karrierën e saj.
Nga posti i zv/Ministrit të Financave largohet Ervin Mete dhe emërohet Irena Beqiraj, e cila e ka mbajtur edhe më parë këtë post.
Irena Beqiraj ka qenë një ndër të besuarat e kryeministrit Rama dhe për shumë kohë ka qenë edhe në krye të Drejtorisë së Doganave.
Edhe tek Ministria e Brendshme ka një tjetër lëvizje po aq të menduar.
Në vend të Elona Gjebreas, zëvendësministre është emëruar Rovena Vode, e cila është personi që ka drejtuar de facto Ministrin e Brendshme pasi prej kohësh mbante postin e Drejtorit të Kabinetit.
Ndërkaq tek Drejtësia largohet Eridian Salianji dhe në vend të tij emërohet Etilda Gjonaj, e cila më herë ka qenë edhe komisionere pranë Avokatit të Popullit.
Ndryshimet kanë prekur edhe ministrinë e Arsimit ku largohet zv/ministri Redi Shtino. Në vend të tij, emërohet Gerti Janaqi i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Institutit të Zhvillimit të Arsimit.
[gallery]22384[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com