PROFIL/ Njihuni me Gentjan Shaqirin, pedagogu dhe garuesi i vetëm shqiptar që fiton një kampionat të menaxhuar nga FIA

PROFIL/ Njihuni me Gentjan Shaqirin, pedagogu dhe garuesi i vetëm shqiptar që fiton një kampionat të menaxhuar nga FIA

Gentjan Shaqiri?

Ditën e sotme në PodKast-in “Flasim” kryeministri Edi Rama pati të ftuar Gentjan Shaqirin, sportisti që shkroi historinë duke u bërë piloti i parë shqiptar që fiton një kampionat të menaxhuar nga FIA siç është FIA CEZ (Zona Sportive e Evropës Qendrore) që gjithashtu prej 16 vitesh është pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

Bashkëbisedimi i kryeministrit me z. Shaqiri u publikua në të gjithë mediat e vendit duke ngjallur mjaft interes.

Po kush është Gentjan Shaqiri? Cila është arsimimi i tij? Karriera si pedagog dhe angazhimi dhe suksesi i tij në motorsport?

Gentjan Shaqiri ka lindur në Tiranë në 21 mars të vitit 1981. Është diplomuar në degën Administrim – Biznes pranë Universitetit të “La Sapienzas” në Romë, Itali.

Ai gjithashtu, ka përfunduar një master në fushën e Komunikimit Marketing. Ka kryer një sërë specializimesh në Gjermani, Belgjikë, Itali e Rumani rreth të njejtës fushë. Falë studimit dhe specializimeve ka arritur të kryejë disa publikimeve shkencore dhe pjesëmarrje në disa konferenca brenda e jashtë vendit.

Prej vitit 2015 është doktor i shkencave ekonomike, në fushën e kërkimit që lidhet me Sipërmarrjen, me temë “Faktorët determinues të qëllimit sipërmarrës”. Gentjan Shaqiri është lektor në lëndët, Menaxhim Biznesi, Lidership dhe Aftësi Menaxheriale në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetii Tiranës.

Aktualisht Gentjani mban dhe pozicionin e koordinatorit të praktikave mësimore pranë Departamentit të Menaxhimit.

NJË PEDAGOG KAMPION NË MOTORSPORT

Karriera e Gentjan Shaqirit si garues ka nisur në vitin 2004 duke garuar me Go Kart në Itali, ne disiplinën Regional Karting Italia 125 cc.

Në vitin 2007 ngjitet në podiumin e parë me ekipim Uniracing team në garën Allstars, ku një nga garuesit ishte, Gianmaria Bruni ish Pilot i Minardit në Formula 1. Më pas ka marrë pjesë rregullisht në kampionatin e kartingut të zhvilluar nga FASA dhe ACA (Klubi i Automobilit të Shqipërisë) duke u renditur i treti në renditjen e përgjithshme të kampionatit të vitit 2018 dhe 2019 dhe duke u shpalluar Kampion i Shqipërisë në vitin 2020.

Në disiplinën Hillclimb ka bërë 3 debutime në garën ndërkombëtare të Krujës, duke marrë vendin e tretë në vitin 2018 me “Alfa Romeo 147” në kategorinë Promo.

Në vitin 2019 do të vinte dhe suksesi i parë duke rrëmbyer torfeun Skënderbeu pasi mori vendin e parë në Grupin IV me Alfa Romeo Guilietta.

Ne 2021 deputon me Mazda RX8 duke u pozicionuar i treti në grupin I.

Si kampioni në fuqi i vitit 2020, Gentjan Shaqiri zgjidhet të perfaqësojë Shqipërinë në eventin më të madh ndërkombëtar si “FIA MOTORSPORT GAME” që zhvillohej në Marsejë, ku merrnin pjese më shumë se 1000 pilotë nga e gjithë bota. Ky është momenti i Gentjan Shaqirit i cili prej këtu do fillojë ngjitjen drejt suksesit në motorsport.

Si fillim në garën e Marsejës Gentjani arrin të kualifikohet në vendin e 9 në Provat e lira kualifikuese. Ai arrin të kualifikojë Shqipërinë në gjysmë finale duke vendosur një rekord historik për Shqipërinë në garat e motorsportit ndërkombtar në disiplinën Cross Car.

Po ashtu, Gentjani ka qenë nje garues i regullt në garat me simulator (Sim Racing) duke fituar 2 trofe kombëtar në vitin 2017 dhe 2018 në garën SPA dhe MONZA.

Për të ardhur në momentin kulmor të Gentjanit duhet theksuar paraparkisht se Gentjan Shaqiri arrin të shpallet nënkampion i Europës Qendrore në kategorinë D E2 SS për vitin 2023 duke marrë pjese në 6 gara nderkombtare, ku arrin të fitojë në dy prej tyre.

Sezoni sportiv 2024 mund të konsiderohet dhe viti më i suksesshëm përsa i përket perfaqësimit të motorsportit shqiptar në arenen ndërkombtare ku Gentjan Shaqiri u rendit i pari duke fituar titullin kampion në FIA CEZ.

Ky sukses padiskutim i përmasave historike në këtë sport bën krenar Shqipërinë. Në këtë kampionat bien në sy dy garat e fundit ajo e Kroacisë dhe Austrisë me një performancë të shkëlqyer të Gentjanit duke bërë diferencën me rivalin e tij të drejtpërdrejtë të cilin e superon me një diference prej 22 pikësh në klasifikimin e përgjithshem.

Gentjan Shaqiri do të jetë kapiten i ekipit përfaqësueses në eventin më të madh të motorsportit botëror ku marrin pjesë pilotë nga e gjithë bota në 17 disiplina garimi me makina, siç është ai i FIA Motorsport Games i cili këtë vit do të zhvillohet në Valencia të Spanjës ne datat 23-28 tetor.

Pjesë e ekipit të Gentjanit, që kanë kontribut të çmuar në çdo sukses të tijin, të cilët i falenderoi edhe gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Rama janë dy miqtë Armand Kllogjeri, Inxhiner mekanik dhe Dorjan Nurka, mekanik. /Lexo/

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 13/10/2024 10:21

    Gentjani dhe shoke te tij qe kane arritje nderkombetare dhe niveli intelektual bejne krenar cdo shqiptar. Ata jane shembull frymezimi per mijra te rinj dhe te reja. Ku ka me bukur pedagog ne universitet dhe kampion ne Fi 1

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Basha nga takimi i IDU në SHBA: Shqipëria ka nevojë jetike partnerët e saj! Adresim i sfidave të sigurisë, luftim i korrupsionit dhe lidhjet e politikanëve me krimin

Basha nga takimi i IDU në SHBA: Shqipëria ka nevojë jetike partnerët e saj! Adresim i sfidave të sigurisë, luftim i korrupsionit dhe lidhjet e politikanëve me krimin