Lindur në vitin 1942, Sergio Mattarella ka vetëm pak orë që është bërë presidenti i Italisë. Po kush është ai? Mattarella ka një karrierë publike 25-vjeçare. Fillimisht jurist dhe profesor universiteti, Mattarella erdhi asokohe nga një familje me nivel të lartë.
I ati i tij Bernard ka qenë disa herë ministër në Republikën e parë italiane, ndërsa vëllai i tij Piersanti, kryetar i rajonit të Siçilisë u vra nga mafia në vitin 1980 pas nje reforme per ta vendosur transparenca mbi tendera publike. Por, emri i Mattarellës është lakuar edhe më herët në skenën politike. Në vitin 1990 ai ka qenë ministër arsimi në qeverinë e Andreotti-t VI dhe dorëheqja e tij së bashku me ministra të tjerë bëri bujë pas kundërshtimit të ligjit “Mammì” për riorganizimin e sistemit të transmetimit, çka legjitimoi pozitën dominuese të Silvio Berlusconit.
Kur drejtonte dikasterin e Mbrojtjes, ka arritur atë që shumë përpara tij nuk e kishin bërë dot: heqjen e detyrueshme të shërbimit ushtarak.
Si ish-demokristian Matarella ka edhe një ligj zgjedhor që mban emrin e tij: “mattarellum”. Mes shumë pozicioneve në karrierën e tij të gjatë politike, ai ka qenë disa herë ministër e madje edhe zv.kryeministër në qeverinë e Massimo D’Alema.
Në prill të 2008-ës, Mattarella vendosi të largohet nga jeta aktive politike dhe më 5 tetor 2011 zgjidhet nga parlamenti gjyqtar në Kushtetuese.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO