Profil/ Spiro Ksera, minoritari 
 i Lëvizjeve për Demokraci 

Profil/ Spiro Ksera, minoritari <br /> i Lëvizjeve për Demokraci 
Ish-ministri i arrestuar Spiro Ksera ishte një nga njerëzit më me influencë në zonën minoritare të Dropullit. Kjo edhe për faktin se ai vjen nga një familje autoktone në fshatin Dervician, Bashkia Dropull. Pasi kreu studimet e mesme në shkollën industriale të Gjirokastrës, Spiro Ksera diplomohet edhe për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës.
 
Spiro Ksera ishte ndër të paktët minoritarë që përkrahu lëvizjet për demokraci dhe në 11 janar të 1991 ai u bë një prej anëtarëve të parë të OMONIA-s, organizata e minoritarëve grek në jug të vendit. Për herë të parë, ai njihet në skenën politike si kryetar i OMONIA-s për rrethin e Gjirokastrës, në fillim të viteve 2000. Ndërsa ballafaqimin e parë elektoral, e ka pasur në 2005 në zgjedhjet parlamentare, duke konkurruar për PBDNJ. Në këto zgjedhje të kontestuara prej tij, ai u mund në nga deputeti aktual i LSI-së, Vangjel Tavo.
 
Po në këtë vit ai emërohet Prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, mandat që e ushtroi për afro 4 vite.
 
Gjatë kësaj periudhe, Ksera kujtohet nga minoritarët si një prej personave që loboi më fort për të drejtat e tyre në qeverinë “Berisha”.
 
Gjatë kësaj periudhe zona e Dropullit pësoi një transformim total, fal investimeve në disa sektorë të rëndësishëm.
 
Në vitin 2009, Ksera bëri lëvizjen e radhës politike, duke u larguar nga PBDNJ-ja e Dules për tu bërë deputet nën siglën e Partisë Demokrartike. Zgjedhjet e qershorit të 2009, nxorën Kserën fitues në zonën e Dropullit duke e renditur si deputetin më të votuar nga minoritarët.
 
Gjatë kësaj periudhe, PD i mori vazhdimisht elektorat minoritar PBDNJ-së dhe PS-së. Fal mbështetjes që ai gëzonte tek minoritarët, Berisha e gradoi ministër të Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, post që e mbajti deri në humbjen e zgjedhjeve nga PD në qershor të 2013.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois