/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një inxhinier ndërtimi përballë një mjeku me eksperiencë do të jetë beteja mes opozitës dhe mazhorancës për Bashkinë e Vlorës.
Qyteti i bregdetar i pozicionuar në jugperëndim të vendit është një nga qendrat më tërheqese për turizmin detar. Rivjera është një nga më të larmishmet në rajon dhe menaxhimi i saj me eficcencë është një nga objektivat kryesorë të politikës shqiptare.
Dy forcat më të mëdha politike në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë zgjedhur të garojnë për Bashkinë e Vlorës me një mjek dhe një inxhinier ndërtimi, dy personalitete me profil jo politik.
Demokratët kanë zyrtarizuar Genc Deromemaj si kandidatin e tyre për kryetar Bashkie të qytetit bregdetar në zgjedhjet e 21 qershorit. Ndërsa, përballë tij qëndron mjeku Dritan Leli, kandidaturë kjo e ardhur nga koalicioni i majtë.
Inxhinieri që udhëton drejt Bashkisë së Vlorës me moton "Bashkë do ia dalim"
Kandidati 31-vjeçar i demokratëve vjen nga një familje e vjetër vlonjate, i martuar dhe me fëmijë. Ai ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka nisur një biznes të tijin në Vlorë në fushën e ndërtimit. Deromemaj është një nga kandidadët më të rinjë të këtyre zgjedhjeve lokale me moshën e tij 31-vjeccare.
Deromemaj gjatë prezantimit të tij si kandidat i Bashkisë Vlorë për të djathtën u shpreh i bindur se vlonjatët do të votojnë për alternativën që do të punojë për ta, ndërsa shpalosi para qytetarëve vizionin e tij për t'i kthyer Vlorën qytetarëve dhe besimin e tyre gjithashtu. "Ndjehem shumë i vlerësuar dhe i privilegjuar në këto momente që Partia Demokratike dhe kryetari i saj, zoti Lulzim Basha, më besoi këtë garë. Kjo garë nuk është e imja personale, është e jona, e përbashkët, e popullit të Vlorës. Në këtë garë ne do të tregojmë se Vlorës duhet t'i kthejmë besimin, një gjë të shumë-munguar, shumë të merituar, do t'i kthejmë vlerën që Vlora përfaqëson. Si përfaqësues politik dhe individ, krenar dhe me vlerat që na karakterizojnë moshën dhe integritetin tonë, ju premtoj se do të jem një administrator i juaji, i popullit te Vlorës. Do të jem i denjë dhe më besoni që do t'ia arrijmë, do t'ia arrijmë të gjithë bashkë. Politikat tona nuk janë politika ekstreme, janë politika për popullin, me popullin, janë në shërbim të njerëzve, qytetarëve të Vlorës, janë në shërbimin tonë. Kam besimin se Vlora dhe vlonjatët janë fisnikë, i karakterizon një mençuri e rrallë, kësaj radhe do të jenë të aftë dhe të zgjuar të vendosin për veten e tyre, t'ia kthejnë Vlorën vlonjatëve, t'ia kthejnë Vlorën dhe pjesa më e munguar e saj, t'ia kthejnë Vlorën neve qytetarëve, të gjithëve bashkë, të mirës tonë. Të gjithë bashkë do t'ia arrijmë! Vlora jonë!", theksoi Deromemaj.
Dritan Leli, mjeku që kërkon të "kurojë" Vlorën
Kandidati i ardhur nga mazhoranca Dritan Leli vjen nga radhët e bluzave të bardha. Ai është 46 vjeç, i martuar me 2 fëmijë dhe i ka kushtuar të gjithë jetën e tij fushës së mjekësisë ku është vlerësuar me grada shkencore. Në biografinë e tij lexohet se, Dr. Dritan Leli ka lindur më 13 shkurt të vitit 1969 në qytetin e Vlorës ku dhe ka kaluar fëmijërinë.
Ai është i martuar me zonjën Suela Leli (Tole) dhe kanë 2 fëmijë: djalin Noel, 13 vjeç dhe vajzën Izabel, 3 vjeç. Dr. Leli i ka kushtuar të gjithë jetën e tij fushës së mjekësisë duke kryer dhjetëra specializime të ndryshme në fushën e radiologjisë dhe mjekësisë bërthamore dhe në vitin 2014 ka marrë gradën Doktor i Shkencave në universitetin e mirënjohur "La Sapienza" të Romës. Ai ka mbrojtur me diplomë edhe tre gjuhë të huaja: anglisht; greqisht; italisht. Interesi i Dr. Dritan Lelit për mjekësinë ka nisur më shumë se 30 vite më parë, kur ai filloi Shkollën e Mesme Mjekësore "Jani Minga" në qytetin e tij të lindjes, Vlorë. Më pas ai ndoqi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 1992.
Pas përfundimit të studimeve Dr. Leli i dedikoi jetën karrierës akademike, por pa lënë pas dore ushtrimin e aktivitetit të mjekut. Brenda pak vitesh Dr. Leli arriti të përfundojë specializimin pasuniversitar në Imazheri ne Universitetin e Tiranës dhe më pas në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës. Në përfundim të studimeve ai u bë Bashkëpunëtor Shkencor në Katedrën e Radiologjisë, Universiteti i Athinës.
Në vitet që pasuan Dr. Leli mori diplomën e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare në Tiranë dhe kreu specializimin e dytë pasuniversitar në Mjekësinë Nukleare në Universitetin Katolik "Gemelli", Romë, Itali. Në vitin 2014 ai mori gradën Doktor i Shkencave (PhD) në Universitetin " La Sapienza" të Romës, ku u vlerësua maksimalisht. Gjatë këtyre viteve Dr. Leli ka kryer trajnime të ndryshme në Gjermani; Francë; Austri; Itali; Greqi, Poloni etj.
Të gjitha njohuritë e tij janë vënë në shërbim të mjekësisë shqiptare dhe më konkretisht të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë. Punimet shkencore të Dr. Dritan Lelit janë prezantuar në katedra të ndryshme europiane si në Francë; Austri; Itali, Greqi dhe në Çikago të SHBA. Gjatë të gjithë karrierës së tij Dr. Dritan Leli ka ndërthurur në mënyrë të përkryer studimet e thelluara në fushën e mjekësisë, me ushtrimin e aktivitetit në qendra të ndryshme spitalore në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Studimet e thelluara pasuniversitare dhe karriera e gjatë dhe e suksesshme në sistemin shëndetësor shqiptar e grek, e rendisin Dr. Dritan Lelin një nga mjekët më të kualifikuar në Shqipëri. Aktualisht Dr. Leli ushtron detyrën e mjekut në QSUT "Nënë Tereza" dhe Spitalin "Hygeia".
/Shqiptarja.com