Mesa duket personi që sërish gjunjëzoi Francën kishte si objektiv policët, pasi edhe më parë ai ka tentuar të kryejë sulme ndaj tyre.
Karim Cheurfi i cili mendohet se është autori i sulmit të mbrëmshëm në bulevardin e Champs Elysee është arrestuar në shkurt pasi kishte kërcënuar disa policë por u la i lirë për mungesë provash.
Lajmi u konfirmua nga mediat franceze të cilat citojnë burime zyrtare.
Karim Cheurfi i cili u asgjesua nga policia ishte një element i skeduar, i radikalizuar me precedeetë penalë, i dënuar më parë për tentativë vrasje sërish ndaj agjentëve.
Të përditshmet raportojnë se në 23 shkurt Karim u ndalua pasi sipas agjentëve nuk kishte repektuar masën e arrestit në shtëpi, nuk kishte marrë kurat psikitarike të vendosura nga gjykata në bazë të dosjes së tij. Por gjykatësi përgjegjës nuk e pa të arsyeshme që 39-vjecari të kthehej në qeli.
Nga ana tjetër mediat shkruajnë se 39 vjecari i cili vrau policin është dënuar në vitin 2003 me 20 vite por kreu vetëm 5 vite burg . Në atë kohë ai u përpoq të vriste tre persona mes tyre edhe 2 agjentë.
Ai ishte i skeduar nga policia me emrin ‘fiche S’.
Karim ka lindur në 31 dhjetor 1979 në Livry-Gargan në Seine-Saint-Denis dhe ishte resident në Chelles.
Ndërsa në shtëpinë e tij u gjetën elementë që vërtetojnë edhe një herë se ai ishte radikal islamik.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com