Profili i avokatit që u ekzekutua në mes të Elbasanit

 Profili i avokatit që u ekzekutua në mes të Elbasanit

Ravik Gurra 50-vjeç që u ekzekutua mbrëmë në Elbasan në një atentat mafioz ishte i njohur në sistemin e drejtësisë, pasi ka qenë mbrojtës ligjor i shumë personazheve, nga fisi Çapja, ku ishte kryesor, te dosja e Emiljano Shullazit, si avokat i dytë, por edhe shumë çështje të tjera në Elbasan dhe në Tiranë.

Gurra ka mbrojtur edhe dy vëllezërit Hysa, Agron dhe Kujtim Hysa, pronarët e firmës “Vëllezërit Hysa”, të akuzuar për abuzime në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Ata u arrestuan së bashku me dy ish drejtorë të ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.

Avokati njihet edhe si mbrojtës i gjyqtarit Petrit Ceno, një nga 3 gjyqtarët që u përfshinë në skandalin e biletave për “El Classico”.

Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i “Hakmarrjes për Drejtësi Gurra kishte mbaruar fakultetin e drejtësisë në Tiranë, ndërsa më pas në 1998 emigroi në Angli ku ndoqi disa kurse dhe specializime për avokaturën.

Gjatë qëndrimit në Angli ai ka punuar edhe në sistemin e emigracionit si përkthyes, pasi e zotëronte mjaft mirë gjuhën.Ravik Gurra ishte baba i dy vajza, i divorcuar nga familja që jeton në Londër, ai në jetonte mes Anglisë dhe Elbasanit, ku kishte nënën dhe ushtronte profesionin.

Gurra kishte një karrierë gati 10-vjeçare si avokat. Njëra nga koleget e tij, avokatja Elona Kanapari që shkoi në vendin e ngjarjes, pasi mësoi lajmin shprehet jashtë kamerave se Ravik Gurra nuk kishte pasur shqetësime apo kërcënime.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës