Profili i deputetes Cox, nga vajza që
paketonte pasta dhëmbësh në deputete

Profili i deputetes Cox, nga vajza që<br />paketonte pasta dhëmbësh në deputete
Helen Joanne Cox e njohur si Jo u lind në 22 qershor 1974 dhe u rrit ne Batley, në West Yorkshire. Nëna e saj ishte sekretare shkolle ndërsa babi punonte në një fabrikë për pastat e dhëmbëve. Gjatë verës edhe Jo punonte në paketimin e pastave.

Në vitin 1995 përfundoi studimet për shkenca politike e sociale në Kembrixh duke u bërë e para në familje që përfundonte universitetin. 
Gjatë të gjithë karrierës ajo u shqua për angazhimin në të gjithë botën pjesëmarrjen në fushatat humanitare dhe aktivitete për të luftuar varfërinë, vuajtjen dhe diskriminimin.

Shpesh herë Cox përfshihej në debate që kishin të bënin me luftën në Siri dhe çështjet e emigrantëve.

Në partinë Laburiste Cox mbante detyrën e presidentes së lidhjeve të grave. Ajo ishte e martuar me Brendan, një funksionar i lartë i Save the Children. Ata kishin dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç. 

Edhe pse një grua e përfshirë në politikë familja asnjëherë nuk lihej pas dore. Jo pëlqente të vraponte të shkonte me barkë apo të ecte në kodrat skoceze.

Jo së fundmi ishte përfshirë edhe në fushatën Brexit ku mbështeste fuqishëm qëndrimin e Britanisë brenda Unionit Europian.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…