Hashim Thaçi ra në sy gjatë vitit ‘99 dhe identifikua me ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë udhëheqës politik i UÇK, Thaçi udhëhoqi konferencën e Rambujesë duke qenë dhe një nder nënshkruesit e kësaj konference për transformimi e UÇK në TMK. Në tetor te vitit 1999 u themelua Partia Demokratike e Kosovës e cila trashëgoi strukturën politike të UÇK. Hashim Thaçi u zgjodh kryetar i saj. Menjëherë pas luftës së ‘99, Thaçi mori drejtimin e qeverise së përkohshme të Kosovës. Por ai nuk arriti të qëndrojë shumë në këtë post pasi nuk arriti të fitojë zgjedhjet e para të pasluftës.
 
Pas zgjedhjeve të 2004, Thaçi dhe PDK mbeten neë opozitë.
 
Në maj të vitit 2005, Thaçi krijoi kabinetin për një qeverisje të mirë të PDK që ndryshe u quajt qeverisje në hije. Thaçi, ndonëse në opozitë u bë pjesë e bisedimeve të unitetit për statusin e Kosovës.
 
Thaçi që dikur identifikohej me krahun radikal politik, me kalimin e kohës u transformua në një figurë të moderuar politike.
 
Themeluesi i qeverise nën hije më në fund doli në dritë kur fitoi shumicën e elektoratit në zgjedhjet e 2007 ku u përcaktua me rivalin kryesor LDK. Me 17 shkurt 2008, Kosova do të zgjohej në ditën kur do të shpallej botërisht pozicioni i saj në botë. Njohjet e para u konfirmuan vetëm pak kohë pas aktit të shpalljes. Shtrirja e sovranitetit të plotë do të sfidohej që në ditën e parë të shtetësisë derisa kushtetuta hyn në fuqi në 15 qershor të vitit 2008.
 
Jo shumë kohë më pas lufta politike e Serbisë për deligjitimimin e pavarësisë së Kosovës, do të zhvendosej në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. 2 vjet përballje juridike me argumente të plotë do të sillnin mendimin final më 22 korrik të 2010. Gjykata solli qëndrimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës në asnjë rrethane nuk bie ndesh me të drejtat ndërkombëtare.
 
Stabiliteti politik do të lëkundet në 2010 me prishjen e koalicionit qeverisës PDK-LDK, fakt ky që do të diktonte zgjedhjet e parakohshme në Kosovë në dhjetor të 2010. Në shkurt të 2011, arrihet marrëveshja për qeverisjen mes PDK dhe AKR, ndërsa Thaçi zgjidhet në mandatin e dytë si shefi i ekzekutivit. Në 25 korrik 2011, Thaçi do të marrë vendim për ndërhyrjen në veri dhe kontroll të pikave kufitare atje. Në planin e zhvillimit ekonomik të vendit qeverisja e Thaçit kishte prioritet investimet në infrastrukturë ku u shqua projekti i ndërtimit kapital të autostradës.
 
Gjithsesi procesi më i përfolur në vend ai i liberalizimit të vizave shënoi nisjen. Në mandatin e dytë, qeveria e Hashim Thaçit u përball me akuza dhe kritika të shumta nga opozita për mungesën e luftës kundër korrupsionit. Arrestimi i disa zyrtarëve të luftës dhe zyrtarëve komunalë ishte një sfidë tjetër me të çilen u përball kjo qeveri.

Redaksia Online
(Sadiela Olloni/e.s/shqiptarja.com)