Programet e strehimit, MZHU
mbështet financiarisht 41 familje

Programet e strehimit, MZHU<br />mbështet financiarisht 41 familje
Ministria e Zhvillimit Urban ka miratuar një fond prej 4.5 milionë lekësh për 20 familje në formën e grantit për strehim. Fondi do t’i shpërndahet familjeve, të cilat plotësojnë kriteret për përfitimin e granteve të menjëhershme për strehim, përkatësisht në bashkitë Kavajë, Gramsh, Vlorë, Korçë dhe Pogradec.

20 familjeve përfituese, nëpërmjet këtij fondi do t’i paguhet 10% e vlerës së banesës me kosto të ulët. 14 prej tyre kanë përfituar banesë me kosto të ulët nga Enti Kombëtar i Banesave dhe 6 familjet e tjera kanë përfituar kredi nga Banka Kombëtare Tregtare.

Paralelisht Ministria ka hapur dhe programin e bonusit të strehimit, falë të cilit kanë përfituar mbështetje 21 familje në Tropojë. Programi parashikon mbulimin e 50% të qirasë minimale të tregut deri në fund të vitit.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!