Rezoluta për sanksione shtesë erdhi si përgjigje ndaj lëshimit nga Pheniani të raketave balistike ndërkontinentale më 3 dhe 28 korrik, të cilat treguan se Koreja e Veriut mund të ketë arritur aftësinë për të vënë në shënjestër SHBA dhe pjesën më të madhe të Europës.
Dispozitat e rezolutës në thelb i mohojnë Phenianit një të tretën e të ardhurave vjetore prej 3 miliardë dollarësh në formë eksportesh. Objekt i rezolutës janë katër sektorë të eksportit: qymyrguri, hekuri dhe minerali i hekurit, minerali i plumbit dhe plumbi si dhe ushqimet e detit.
Që nga viti 2006, Këshilli i Sigurimit ka vendosur disa herë sanksione gjithnjë e më të ashpra ndaj Koresë së Veriut për provat e saj bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike.
Përveç sanksioneve, rezoluta përcakton nëntë individë të Koresë së Veriut dhe katër njësi ekonomike të cilëve u bllokon pasuritë dhe i ndalon të udhëtojnë.
dy.b/shqiptarja.com