TIRANE- Partia Demokratike ka zyrtarisht platformën e saj për qeverisjen e vendit, të bazuar në taksën e sheshtë prej vetëm 9%, e cila sipas demokratëve është më e ulëta në Ballkan dhe uljen e TVSH-së deri në 6% për disa shërbime që aktualisht është në kufirin 22%. Duke nisur në këtë mënyrë dy vjet para zgjedhjeve “sagën” e premtimeve pa limit, dhe bombarduar qytetarët me idenë se i pret një e ardhme me taksa thuajse zero, TVSH të ulët, pa ndëshkime për evazionin, skemë të përmbysur të pensioneve. Drafti i miratuar 2 ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, vjen i nxituar në pamje të parë, pasi zgjedhjet janë dy vite larg, por tenton të krijojë idenë se ato janë në prag.