Programi Botëror i Ushqimit fiton Çmimin Nobel për Paqen

Programi Botëror i Ushqimit fiton Çmimin Nobel për Paqen

Foto ilustruese, Nobeli për Paqen

World Food Programme fiton çmimin e Nobel për Paqen, në deklaratën për shtyp të Komitetin për Nobelin, ata u shprehën se ky çmim është një njohje dhe vlerësim për punën e jashtëzakonshme të stafit.

"Kjo është  thjesht një mirënjohje për punën e jashtëzakonshme të stafit të WFP  të cilët vendosin jetën e tyre  në rrezik çdo ditë për të sjellë ushqim dhe ndihmë për më shumë se 100 milion fëmijë, gra dhe burra të uritur në të gjithë botën".

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se për të parën herë në jetën e tij ai kishte ngelur pa fjalë.

Për çmimin Nobel kishte 318 kandidatë, 211 individë dhe 107 organizata. Emërimet bëhen nga një grup i përzgjedhur, duke përfshirë ligjbërësit kombëtar, krerët e shteteve dhe institucione të caktuara ndërkombëtare.

Kundërshtarët më fortë në këtë garë ishin edhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe Gazetarët pa Kufij, për shkak të aktiviteteve dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të gazetarëve në të gjithë botën.

Afati i fundit për nominimet ishte data 1 shkurt, e cila nuk u dha mundësinë të nominohen personat të cilat kanë qënë në vijën e parë të frontit me luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.  Çmimet do të ndahen më 10 dhjetor, përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel, por që për shkak të pandemisë do të zvogëlohet ndjeshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
Ushqimi është vaksina më e mirë kundër kaosit, deri në ditën bota të arrijë të zhvillojë vaksinën kundër Covid-19

"Deri në ditën kur bota të ketë një vaksinë kundër Covid-19, ushqimi është vaksina më e mirë kundër kaosit", është shprehur kështu në deklaratën e ve Berit Reiss-Andersen, kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit, pas njoftimit se Programi Botëror i Ushqimit është fitues i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2020.

Ajo e quajti organizatën si një forcë kryesore në luftën kundër urisë dhe tha se pandemia COVID-19,  e cila mund të dyfishojë urinë në të gjithë botën, e kishte bërë atë edhe më të rëndësishme.

ËFP drejton një shërbim logjistik  dhe ka dërguar mjekime në mbi 120 vende në të gjithë botën gjatë pandemisë për të ndihmuar qeveritë dhe partnerët shëndetësorë të luftojnë COVID-19.

Drejtori Ekzekutiv i WFP David Beasley,  me anë të një video mesazhi theksoi se është thellësisht i lumtur për këtë çmim.

Nga Gjeneva, zëdhënësi i WFP Tomson Phiri u tha gazetarëve:

“Kur gjithçka ishte pothuajse në fazë përgjumjeje, Programi Botëror i Ushqimit ishte atje. Kur të gjithë po largoheshin dhe vendet po futeshin në kufizime të plota, Programi Botëror i Ushqimit duhej të siguronte mbështetjen logjistike që meritonte bota, që i duhej botës."

Kombet e Bashkuara, e cila mbush 75 vjet këtë muaj, ka fituar vetë Çmimin Nobel për Paqen në të kaluarën, ashtu si edhe disa prej agjencive të saj, duke përfshirë Komisionerin e Lartë për Refugjatët, fondin e fëmijëve UNICEF dhe forcat e tij paqeruajtëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi