Programi elektoral i PD, Basha: Për 4 vite përgatisim 25 mijë studentë për në treg me pagë mesatare 2 mijë euro

Programi elektoral i PD, Basha: Për 4 vite përgatisim 25 mijë studentë për në treg me pagë mesatare 2 mijë euro

Pjesë e programit elektoral të prezantuar sot nga Basha është dhe reformimi i arsimit të lartë.

Basha premton se brenda 4 viteve të para do të trajnohen 25 mijë të rinj në fushën e teknologjisë së informacionit për tu bërë gati për në treg me një pagë mesatare 2 mijë euro në muaj. Trajnimi thotë Basha do të realizohet në 4 kampuse të mëdha me ekspertë të njohur dhe do të kushtojë 1 miliardë euro.

"Brenda 4 viteve të para, Partia Demokratike angazhohet për trajniminprofesional të 25 mijë të rejave dhe të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit në 4 kampuse të mëdha me një vlerë totale afro 1 miliardë, 800 milionë euro ku do të thithen ekspertët më të mirë të Europës, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarë që shkëlqejnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe do të bëjnë të mundur që këta 25 mijë të rinj dhe të reja të jenë profesionist të gatshëm në një treg me një pagë mesatare për jo më pak se 2 mijë euro për muaj. Ekonomi e re për një brez të ri, next generation është programi ynë është premtimi jonë për Shqipërinë për rininë shqiptare, rinia shqiptare meriton më shumë"

Për të gjithë ata të rinj të cilët nuk ndjekin studimet universitare, por dhe një numër studentësh që do të dalin nga programet ekzistuese dhe programet e reja të universiteteve, PD d të garantojë një urë nga shkolla drejt tregut të punës.

"Për 5 mijë të rinj dhe të reja të cilët nuk ndjekin universitetin, por që do të aftësohen përmes kurseve profesionale dhe për 5 mijë student të sapodiplomuar, PD i përmbahet angazhimit të saj për stazhe të paguara pune për 1 vit me rrogën minimale. Kjo urë e sigurt pune do të mundësojë që të rinjtë shqiptarë të hedhin sytë tek mundësitë e një ekonomie të re, e një ekonomie dinamike që PD do ta nxis, kriojë, shpeshherë nga e para për4mes politikave të saj ekonomike. Zonja dhe zotërinj, familja është e para. Por që t’i shërbejmë familjes shqiptare ne duhet t’i shërbejmë një mjedisi ekonomik ku ajo të gjej veten, të gjej të ardhurat e mjaftueshme për prindërit dhe një siguri dhe mundësi punësimi për të rinjtë"

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan