Programi ‘Fulbright’ në bashkëpunim me SHBA, ministrja Kushi: Përvoja e fituar nga studentët, kontribut për vendin tonë

Programi ‘Fulbright’ në bashkëpunim me SHBA, ministrja Kushi: Përvoja e fituar nga studentët, kontribut për vendin tonë

Evis Kushi dhe Yuri Kim

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi së bashku me ambasadoren Yuri Kim ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë me përfituesit e vitit të kaluar dhe të sivjetëm të programit të shkëmbimit akademik "Fulbright".

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Kushi shprehet se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për vendin tonë pasi studentët mund të japin një kontribut të madh në Shqipëri nga përvoja e përfituar. Gjatë aktivitetit janë shpërndarë certifikata të përfundimit të studimeve dhe i janë uruar suksese pjesëmarrësve përfitues në vijim.

“Programi i Shkëmbimit “Fulbright” është një vlerë e shtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik në fushën e arsimit, shkencës dhe kërkimit. Ai gjithashtu inkurajon përmirësimin e kualifikimit të studentëve dhe akademikëve tanë, si dhe stimulon projektet e përbashkëta shkencore mes dy vendeve tona.

Në aktivitetin e zhvilluar bashkë me Ambasadoren SH.S.Znj. Yuri Kim dhe studentë përfitues të këtyre bursave prestigjoze, ndamë certifikata të përfundimit të studimeve dhe i uruam shumë suksese pjesëmarrëve përfitues në vijim. Një moment i mirë ky gjithashtu për të nënvizuar rëndësinë e programit “Fulbright” për profesionistët e rinj shqiptarë, të cilët përqafojnë vlerat më të mira amerikane dhe pas rikthimit në Shqipëri kanë mundësinë për të kontribuar me ekspertizën e fituar në universitete, administratë publike dhe kompani private në vendin tonë”, shkruan Kushi.

Programi “Fulbright” për studentët është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në SHBA. Njëkohësisht, u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në SHBA.

Pala shqiptare ofron mbështetje financiare në shumën prej 150 mijë Euro në vit për të mbështetur kostot e programit “Fulbright Student” me qëllim krijimin e më shumë mundësive për studentët, personelin akademik dhe profesionistët që marrin pjesë në këtë program.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh