Programi i 300 ditëve të para të
qeverisë të dielën te Rama e Meta

Programi i 300 ditëve të para të<br />qeverisë të dielën te Rama e Meta
TIRANE- Ditën e dielë krerët e partive politike PS dhe LSI, Edi Rama dhe Ilir Meta do të kenë në dorë draftin që kanë përgatitur grupet e punës të ngritura nga këto dy parti politike për programin qeverisës në 300 ditët e para.
 
Në një intervistë për Tv “A1 report” sekretari për programin Ilir Beqaj thotë se programi sqaron masat urgjente që ka vendi në 100 ditët e para. Sipas tij një tjetër pikë që konsiderohet e rëndësishme është edhe kontrolli i plotë i koncesioneve.

“Në programin e 300 ditëve do të përfshihen masat e menjëhershme që do të realizohen brenda 100 ditëve me përpjekjen për të rikthyer stabilitetin dhe normalitetin në disa sektorë, siç është edhe administrimi i financave publike, edhe territori, edhe rendi publik, edhe problemet e energjisë që janë gjithmonë presion mbi shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe do të bëjmë një kontroll të plotë dhe transparencë mbi të gjithë procesin e dhënies së koncesioneve dhe të zbatimit të deritanishëm të atyre koncesioneve që kanë filluar të zbatohen. Jemi angazhuar që do të zhbëjmë koncesionin e llotarisë dhe të markimit të karburantit”, u shpreh Beqaj.
 
Ashtu si Ilir Beqja edhe Majlind Lazimi, sekretari për ekonominë në LSI, njëherësh edhe pjesë e grupit të punës për programin, tha se prioritet mbetet ekonomia ku do të rishikohen taksat si edhe ruajtja e një sistemi fiskal sa më të thjeshtë. 

“Ndërhyrjet fiskale do jenë më tepër të natyrës përsa i përket tatimit mbi të ardhurat personale për ta rritur. Në tërësi kemi rënë dakort që të ruajmë një sistem fiskal sa më të thjeshtë, sa më lehtësisht të verifikueshëm. Nga ana tjetër ajo çka është e rëndësishme është formalizimi i ekonomisë, nxitja e krijimit të bizneseve të reja, përmes së cilës do të shtohet dhe baza e tatim paguesve, sepse më e rëndësishme është jo ndryshimi i taksave se sa formalizimi i ekonomisë ku të gjithë paguajnë taksa”, tha Lazimi

I pyetur për sistemin shëndetësor i cili është pjesë e prioriteteve të 100 ditëve të para, Lazimi është shprehur se aplikimi i skemës së re do të shtrihet në kohë pasi nuk ndryshon dot menjëherë.

“Ajo që kemi rënë dakord që në fillim është që sistemi shëndetësor ka nevojë për ndëryrje të shpejta, immediate përsa i përket furnizimit të pandërprerë dhe pa mungesa të barnave, të ilaçeve në të gjithë spitalet, në të gjithë farmacitë e vendit. Kjo është ndërhyrja më e prekshme që besoj dhe pjesa më e madhe e konsumatorëve janë më të interesuar. Pastaj skemat e financimit të sistemit shëndetësor janë skema të cilat do të duhet të shqyrtohen në mënyrë shumë rigoroze. Do të duhet të kemi studime të mirëfillta përsa i përket impaktit fiskal apo buxhetor që ka çdo reformë e tillë”, u shpreh Lazimi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë