/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kategoria superiore e futbollit kthehet sot e nesër me javën e 32-të të saj, ku padyshim supersfida është beteja e Kukësit dhe Skenderbeut, që do të luhet nesër në orën 16:00.
Sipas programit të përpiluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndeshja çelëse e kësaj jave do të luhet në Vlorë dhe përballë do të jenë Flamurtari me Elbasanin në orën 14:00. Në orën 17:00 do të luhen në Fier, Apolonia me Vllazninë dhe në Durrës, Flamurtari-Partizani.
Ditën e dielë java do të mbyllet me sfida mjaft emocionuese. Në Kukës, djemtë e Artim Shaqirit do të presin Skënderbeun në orën 16:00. Ndërsa, në orën 19:00 java e 32-të do të mbyllet me përballjen e "Qemal Stafes" mes Tiranës dhe Laçit.
 Java e 32:Sot:
Ora 14:00, Flamurtari-Elbasani
Ora 17:00, Apolonia-Vllaznisë
Ora 17:00, Teuta-PartizaniTë dielën:
Ora 16:00, Kukës-Skënderbeu
Ora 19:00, Tirana-Laçi 
Klasifikimi: Skënderbeu 66 pikë , Tirana 63, Kukësi 63, Partizani 60, Laçi 57, Flamurtari 35, Vllaznia 34, Teuta 26, Apolonia 19, Elbasani 13.