Programi i PD, Dorian Teliti: Nuk premtojmë ‘mrekulli’, por para qytetarëve me zotime reale! Të gjithë do paguajnë më pak taksa

Partia Demokratike ende nuk e ka prezantuar programin e saj elektoral, por premton një alternativë të kuptueshme nga qytetarët dhe lehtësisht të aplikueshme që në muajt e parë qeverisëse.  Premtimet gati-gati sureale të partive politike në prag fushate elektorale, duket se nuk do t’i dëgjojmë nga selia blu,  e cila ka zgjedhur që ekonominë ta ketë epiqendër të programit të saj politik. Shefi i kabinetit të Partisë Demokratike Dorian Teliti sqaron prioritetet.

“Nuk do të dëgjoni nga goja e Lulzim Bashës dhe ekspertëve të tij, as shëndetësi falas, as legalizime falas dhe as premtimet marramendëse që mund të gënjejnë çdo qytetar.  Taksa të ulëta për çdo qytetar, taksa të ulëta për çdo biznes, i vogël, i mesëm apo i madh qoftë ai. Objektivi dhe qëllimi ynë është ta bëjmë Shqipërinë një vend atraktiv për investitorë të huaj, që ata të vijnë të investojnë në Shqipëri, të hapin vende pune. Në rast të një menaxhimi të mirë të 3 kompanive shtetërore, KESH, OSHEE dhe OST bëhet i mundur reduktimi i ndjeshëm i çmimit të energjisë elektrike” tha Teliti.

Teliti shpjegon mekanizmin që sipas demokratëve çon nga një ekonomi e shëndetshme në zhvillim të sektorëve të tjerë siç është arsimi dhe shëndetësia.

“Kur një ekonomi performon dhe konsumatori ka më shumë aftësi konsumuese dhe biznesi ka më shumë të ardhura, do të thotë që dhe Arka e Shtetit në fund  të ditës mbushet më tepër. Dhe më shumë para do të thotë që qeveria ka mundësi për të investuar më tepër në sektorë si arsimi, ku ne parashikojmë uljen e tarifave, rimbursim 100% të tarifës për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 64 mijë lekë në muaj, por edhe pagesën e stazhit. Gjithashtu edhe bujqësia. Janë mbi 350 mijë fermerë që e kanë jetën drejtpërsëdrejti të lidhur me tokën dhe ne duhet të bëjmë çmos për ti mbështetur ata me subvencionime të drejtpërdrejta” deklaroi Teliti.

Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës duket se nuk ka sheshuar krejtësisht dallimet mes filozofisë së PD me partneren më të ngushtë, LSI-në e cila një ditë më parë prezantoi programin e saj politik. Selia blu duket se nuk është gati të pranojë taksën e së ardhmes 1% për 200 kompani, e cila propozohet nga LSI krahas taksës së sheshtë.

“Qëndrimi i PD është i qartë dhe i thjeshtë. Çdo biznes që operon, apo do të operojë në të ardhmen në Shqipëri do të paguajë më pak taksa. Paratë e qytetarëve në xhepat e shqiptarëve, paratë e biznesit në xhepat e biznesit!” u shpreh shefi i Kabinetit të Bashës.

Shefi i kabinetit njëherësh ekspert i grupit hartues të programit të PD, Dorian Teliti thotë se brenda kësaj të premte do të bëhet prezantimi i detajuar i planit elektoral të Partisë Demokratike.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari