Programi i PD-së për Shëndetësinë
Shehu nga Vlora: Kthejmë dinjitetin

Programi i PD-së për Shëndetësinë<br />Shehu nga Vlora: Kthejmë dinjitetin
Tritan Shehu, kreu i departamentit të Shëndetësisë në PD, tha sot se, duke e vendosur në qendër të sistemit shëndetësor pacientin e qytetarin dhe duke konsideruar thelbësor rolin e vlerat e personelit, “ne mund t'i japim shoqërisë e kolegëve tanë atë që është thelbësore: Shëndet e dinjitet për të gjithë”.

Karakteristikë e sistemit shëndetësor tani, tha Shehu, është "varfëria falas", centralizmi shtetëror, keqmenaxhimi, mungesa dhe vizioni zhvillues.

Këto deklarata, ai i bëri nga Vlora, ku u diskutua platforma e PD-së për shëndetësinë me mjekë dhe specialistë të qytetit bregdetar.

“Kemi një sistem shëndetësor ku dhe depozitat shëndetësore të qytetarëve në Fondin e Sigurimeve ‘sekuestrohen’ nga shteti për të mbushur deficitet e tij, në vend që këto 25 milion dollarë të investohen për përmirësimin e shërbimit”, tha Shehu, duke iu referuar një vendimi të qeverisë, që u publikua disa ditë më parë në Fletoren Zyrtare.

Më tej, ai shtoi se nuk programohet e financohet për specializimet, kualifikimet e personelit, për ngritjen e tij shkencore e cila është bazë e dinjitetit profesional, për hapjen e shërbimeve të reja etj.

Redkasia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot