Programi I PDIU,Shpëtim Idrizi:
Hapim 100 mijë vende pune

Programi I PDIU,Shpëtim Idrizi:<br />Hapim 100 mijë vende pune
Nën sloganin “Një atdhe”, PDIU në këto zgjedhje kërkon një pakt kombëtar për diasporën.
 
Shpëtim Idirizi tha para simpatizantëve të kësaj force politike se një pakt i tillë i shërben të ardhmes ndërsa nënvizoi se Shqipëria është i vetmi vend që deri më sot nuk ka bërë një akt për dënimin e sistemit komunist.
 
Ka ardhur koha për një axhendë të qartë për integrimin e vendit tha Idrizi i cili nënvizoi se kjo duhet të kalojë përmes Parlamentit. Ftesa ishte e drejtpërdrejtë për dy forcat e mëdha politike.
 
PDIU në programin e saj parashikon arritjen e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Kosovës për njësimin e legjislacionit.

Idrizi tha se duhet një ministri e diasporës që të punohet më shumë në ruajtjen e gjuhës shqipe në botë ndërsa sa i përket çështjes çame tha se duhet një pakt kombëtar që të na shkëpusë nga e kaluara.
 
“Do hapim 100 mijë vende pune. Vendi ka nevojë për një pakt kombëtar për diasporën.
 
Remitancat shuam të mëdha, ç’po  bëjmë ne për ta? Asgjë.  Ne nuk mund të jemi thjesht konsumatorë të vëllezërve tanë.
 
Në Greqi janë rreth 150 mijë fëmijë që rrezikojnë të mos bien në kontakt me gjuhën shqipe për të ruajtur identitetin, e kjo gjendje është në shumë vende të tjera. Ne kemi shkuar në Izmir me Shoqatën Çamëria dhe kemi hapur kurse të gjuhës shqipe. Mendojmë se ka nevojë për një ministri të diasporës.
 
Ka ardhur kohë të kemi një axhendë të caktuar integruese dhe në çdo moment që ka nevojë të votojmë në Parlament të gjitha forcat parlamentare edhe kur janë në çadër të shkojnë edhe të votojnë aspiratën e shqiptarëve për të parë nga Perëndimi edhe me hapa konkret.
 
Ne kemi nevojë për një pakt kombëtar që na shkëput nga e kaluara edhe për çështjen e pronave.
 
Ne po na ndjek e kaluara nga pas. Si është e mundur që sot në epokën e lirisë dhe demokracisë vazhdojnë efektet e ligjet të luftës dhe masakra mbi popullsinë çame. Ka dhjetëra raste të pleqve që kanë lindur në Çamëri por nuk ndryshojnë dot pasaportën, apo për çështjet pronësore.
 
Ne duhet të ndahemi nga e kaluara duke e njohur dhe duke i dhënë vendin e vet. Jemi i vetmi vend që deti më sot nuk kemi bërë një akt për dënimin e  sistemit komunist.
 
Kemi propozuar një muaj kurs ushtarak, sepse kudo e kanë për nder t’i shërbejnë atdheut. Taksat janë në radhë të parë kontribut për shoqërinë. Taksat nuk janë detyrim për shtetin dhe duhen marrë pasi biznesi e bën ciklin e vet. Ne duam të stimulojmë biznesin”,
u shpreh Idrizi.
 
Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se është i domosdoshëm një “bashkim truri” mes Shqipërisë dhe Kosovës i cili mund të realizohet me unifikimin e Akademive Shkencore të dy vendeve.
 
“Ky është atdheu ynë dhe duhet të gjejnë arsye të qëndrojmë këtu dhe ta bëjmë më të mirë. Kauza kombëtare është mënyrë ekzistence e këtij vendi, jo vetëm idealizëm. Platforma që sjellim ne sot ka dimensione reale. Hartimi i një projektligji për mbrojtjen e gjuhës shqipe. E kemi të nevojshme ta ruajmë dhe  ta mbrojmë. Bashkimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, bashkim truri”, deklaroi Doda.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'