Programi italo-shqiptar i Konvertimit të Borxhit për zhvillim, hapa faza e dytë e aplikimit të projekteve! Ambasadori Bucci: Histori suksesi

Programi italo-shqiptar i Konvertimit të Borxhit për zhvillim, hapa faza e dytë e aplikimit të projekteve! Ambasadori Bucci: Histori suksesi

Fabrizo Bucci, Delina Ibrahimaj, Ilir Beqaj

U mbajt ditën e sotme në Tiranë konferenca e nisjes së Thirrjes së dytë për përzgjedhjen e projekteve të Programit të Konvertimit të Borxhit Italo-Shqiptar (IADSA II). Programi i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar përfshin një instrument inovativ financimi, Programin e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA), e cila ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet përkatëse Publike Shqiptare dhe të seleksionuar bashkërisht nga të dyja palët në kuadrin e Programit Italo-Shqiptar të Asistencës për Zhvillim.

Të pranishëm në konferencën e sotme ishin ambasador italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, Përfaqësuesja e AICS, Stefania Vizzaccaro, ministrja shqiptare të Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, Drejtori i Agjencisë Shqiptare për Koordinimin e Donatorëve (SASPAC), Ilir Beqaj dhe dy bashkëdrejtorët e Njësisë Teknike të Mbështetjes së IADSA, Basilio Toth dhe Ismail Ademi.

Gara aktuale synon të mbështesë nismat e promovuara nga institucionet publike shqiptare në përputhje me strategjitë dhe prioritetet kombëtare për zhvillim dhe integrim të formuluara nga Qeveria Shqiptare, si dhe me Programin e Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Projektet mund të realizohen në bashkëpunim me organizata jofitimprurëse shqiptare dhe italiane, institucionet lokale italiane, universitete italiane apo shqiptare.

Janë të pranueshme nismat që kanë të bëjnë me këto fusha prioritare të ndërhyrjes: arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësor, shërbimet shëndetësore publike dhe mjekësia parandaluese, shërbimet e asistencës sociale për personat në vështirësi, përfshirja sociale e subjekteve vulnerabël, zhvillimi i qëndrueshëm territorial, rritja e turizmit dhe kulturës shqiptare, menaxhim më i mirë i mbetjeve urbane, ndërgjegjësim për përdorimin e energjive të rinovueshme, promovim i zhvillimit bujqësor dhe zgjidhje inovative për zonat e mbrojtura dhe ekosistemet e brishta.

Projektet përzgjidhen përmes thirrjes specifike të publikuara më 20 mars 2023 në faqen e internetit të IADSA. Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 22 maj 2023 ora 12:00.

Konferenca ishte e hapur për përfaqësues të institucioneve publike shqiptare, OJQ-ve italiane dhe shqiptare, subjekteve territoriale italiane dhe organizatave ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.

Gjatë prezantimit para gazetarëve dhe publikut, Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci nënvizoi suksesin që Programi IADSA ka arritur të grumbullojë ndër vite, i karakterizuar nga ndërhyrje me ndikime konkrete në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarisë. IADSA përfaqëson gjithashtu një shembull të shkëlqyer të punës ekipore italo-shqiptare.

Përfaqësuesja e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor në Ballkanin Perëndimor, Stefania Vizzaccaro, nga ana e saj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të përfaqësuar nga IADSA, objektivi i së cilës mbetet "të mos lërë askënd pas". Thirrja e dytë e IADSA prezanton disa risi, duke përfshirë projekte nga 400 deri në 500 mijë euro, bashkëfinancim për aplikantët kryesorë, universitetet si partnerë, komunat si aplikonte kryesorë apo si partnerë, Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se IADSA është ndoshta jo shumë e dukshme, por e rëndësishme për zhvillimin social, barazinë sociale, kategoritë e pafavorizuara dhe zonat më të thella, në përputhje të plotë me politikat e zhvillimit të Shqipërisë.

Drejtori i Agjencisë Shqiptare për Koordinimin e Donatorëve (SASPAC), Ilir Beqaj kujtoi se, edhe në bazë t përvojës së tij, IADSA ka qenë prej vitesh një nga programet më të mira që Shqipëria ka pasur në tridhjetë vitet e fundit. Si ministri ashtu edhe drejtori kanë shprehur shpresën se kjo nuk do të jetë thirrja e fundit e IADSA-s në vend.

K.T./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë