Programi, ministrat përballë opozitës, të
djathtët ende s’kanë depozituar pyetjet

Programi, ministrat përballë opozitës, të<br />djathtët ende s’kanë depozituar pyetjet
Tiranë - Qeveria e re pritet që të miratohet të shtunën në mesnatë pas shumë orëve diskutime mes opozitës dhe mazhorancës. Do të jetë kabineti qeveritar, së bashkë me kryeministrin Edi Rama, ai që do të kthejë përgjigje çdo pyetjeje që do të bëjë e djathta në opozitë.

Deri sot është afati i fundit që opozita të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë listën e pyetjeve të bazuara në studimin që i kanë bërë programit të qeverisjes së majtë. Pas kësaj mësohet se pyetjet do t`i dërgohen qeverisë, ku shefja e kabinetit qeveritar do të bëjë dhe ndarjen e pyetjeve sipas digastereve. Në bazë të pyetjeve të opozitës do të jenë 18 ministrat, së bashku me kryeministrin që do të japin përgjigje në lidhje me programin.

Por në të njëjtën kohë nga e majta pritet që të marrin pjesë në diskutime edhe deputetë të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar në hartimin e programit. Si ekspertë e deputetë të çështjeve ekonomike, të shëndetësisë, kulturës e arsimit pritet që programin prej 80 faqesh të Aleancës për Shqipërinë Europiane të mbrojnë edhe ata këtë program. Barra më e madhe e gjithë debateve do të bie mbi kurriz të ministrave dhe vetë Ramës. Lidhur me këtë program, e djathta në opozitë kërkoi dy ditë afat për tu njohur më mirë me programin e qeverisë, në mënyrë të tillë që të hartojë edhe pyetjete.

Pas përfundimit të diskutimeve, ku nuk përjashtohen dhe debatet mes palëve, pritet që të hidhet në votim qeveria e re, ç`ka pritet të ndodhë në orët e vona të ditës së shtunë. Lidhur me programin e qeverisë, edhe pse nuk është hedhur akoma në diskutim në Parlament, deputetë dhe ish-ministra të qeverisë “Berisha” e kanë konsideruar si premtime të shumta që nuk do të realizohen dot në realitet. 

Pas votimit të qeverisë hapi tjetër ligjor që mbetet për tu kaluar para se ajo të fillojë punën është pikërisht betimi përpara kreut të shtetit. Burime pranë së majtës theksojnë se betimi ka shumë gjasa që të bëhet në mëngjesin e ditës së hënë, duke marrë parasysh se dita tjetër pas votimit të qeverisë është e dielë. Gjithësesi edhe nëse presidenti i vendit do të dalë në punë ditën e dielë, sërish e hëna është dita kur qeveria e re do të sistemohet në zyra. Prej këtej fillon dhe rrjedha normale e politikës me një qeveri të konstituuar.  

Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj.shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa