SHBA - Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë një artikull të botuar në të përditshmen New York Times ku thuhet se Irani ka rënë dakord për negociata kokë më kokë me Shtetet e Bashkuara sa i takon programit nuklear. Në artikull citoheshin zyrtare anonim që pohonin se Irani kishte rënë dakord por këto bisedime nuk do të zhvilloheshin përpara se të mbyllen zgjedhjet Presidenciale.
Shtëpia e Bardhë reagoi duke deklaruar se është e gatshme të bëhet pjesë e bisedimeve bilaterale me Iranin por se nuk ka asnjë plan ende për këtë çështje. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Tommy Vietor përmes një deklarate konstaton se është e pavërtetë që do të ketë një takim dypalësh pas zgjedhjeve.
"Ne vazhdojmë të punojmë... për zgjidhje diplomatike dhe jemi të përgatitur edhe për takime bilaterale", tha ai. Deri më tani bisedimet mes Iranit dhe grupit 5+1 që përbëhet nga Britania, Amerika, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania rezultojnë të kenë dështuar.
Vendet perëndimore mendojnë se Irani është duke punuar bindshëm në drejtim të krijimit të armëve nukleare çka vendi i drejtuar prej Mahmoud Ahmadinexhad e ka mohuar kategorish.
Irani është shndërruar vetvetiu edhe në një prej çështjeve të debatuara mes rivalëve Barack Obama dhe Mitt Romney në garën presidenciale të 6 nëntorit.
(dm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com