Programi, Rama:Fitojmë
me shqiptarët në 2013-ën

Programi, Rama:Fitojmë<br />me shqiptarët në 2013-ën
TIRANË – Një ditë pas protestës – homazh në kujtim të 4 viktimave të 21 janarit socialistët mbledhën sot Asamblenë Kombëtare, i pari takim ky për vitin 2012. Kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij deklaroi se PS ka nisur sot rrugëtimin për të çuar programin e saj tek çdo shqiptar.
"Sot dita për të filluar rrugën e programit të ri të PS në cdo cep të Shqipërisë. Do të komunikohet më çdo komunitet për alternativën tonë “Për një rilindje shqiptare”. Pas miratimit të programit, do vazhdohet me qytetarët me dëgjimin e historive të tyre.
Ata vuajnë keqqeverisjen dhe krizën e demokracisë. Kemi marrë angazhim një politikë të re, e cila drejtësinë e ka shtysën e vet parësore.
Duke nisur nga domosdoshmëria për të qeverisur me drejtësi e për ta përçuar frymën e së drejtës në çdo qelizë të shoqërisë. Për këtë duhet kontributi i të gjithë qytetarëve", tha kryesocialisti.

PROGRAMI NIS NGA KRIZA EKONOMIKE
"Nevoja akute është dalja nga kriza ekonomike. Do të bëjmë përmbysje rrënjësore të sistemit të mbledhjes dhe shpërndarjes së të ardhurave. Në themel të tij do të jetë fryma e së drejtës: kush fiton më shumë, paguan më shumë. Na takon të shpjegohemi edhe me sipërmarrjen si motor të zhvillimit dhe të bëjmë të ditur se e jona nuk është politikë diskriminimi. Ne jemi angazhuar ta blejmë shërbimin shëndetësor për ata që nuk e blejnë dot dhe tua ofrojmë atyre falas.
Sistem arsimor duhet t’I përshtat që ata që sot janë në shkollë, nesër të jenë qytetarë të barabartë të Evropës së bashkuar. Refuzojmë t’I shohim universitetet si vendi ku strehohen të rinjtë e papunë. Këtë papunësi do të zgjidhim me reformë të sistemit arsimor:, sqaroi Rama.

ANËTARËT E ASAMBLESË, ZEDHENËS TË PROGRAMIT
"Të gjithë ata që janë sot të zgjedhur në Asamblenë Kombëtare duhet të dinë se duhet të jenë zëdhënës të progranmit të PS dhe komunikimit me shqiptarët deri në fshatin më të largët.  Fitorja ne zgjedhjet e ardhshme është fitorja e një populli të tërë në një betejë plot sakrifica deri dhe sublime , përballë një qeverisje të kthyer në regjim. Ky regjim ka vetëm një rrugë: të shfrytëzojë makinerinë e tij për të përbaltur gjithcka e këdo. E që këtu, sipas saj, nuk ia vlen të zgjidhni. Gjithcka do të ndryshojë dhe ne do ta bëjmë këtë", deklaroi kreu i PS.


Po sot, Asambleja do të miratojë edhe statutin e ri të këtij forumi drejtues.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse