Programi, Rama: Gati për dialog
me opozitën. Basha: Kurth!/ VD

Programi, Rama: Gati për dialog<br />me opozitën. Basha: Kurth!/ VD
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme të mandatit të dytë 2017-2021.
 
Seanca nisi me debate, pasi opozita e re, PD-LSI kundërshtoi procedurën duke kërkuar që më parë të mblidhej Konferenca e Kryetarëve, pasi është shkelur rregullorja.

Sipas, PD programi duhet të ishte depozituar 48 orë para dhe Konferenca e Kryetarëve të mblidhej, por ky institucion nuk është ngritur, pasi PS nuk ka vendosur emrat që do të drejtojnë këto komisione.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ruçi deklaroi se ftesa e tij të shtunën për konsultë u refuzua nga kryetarët e grupeve parlamentare, duke i dhënë fjalën Ramës për prezantimin e programit.
 
Në fjalën e tij kryeministri deklaroi se objektivat i tij do të jetë; Rritja ekonomike, zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Integrimi në BE.
 
Gjithashtu Rama pranoi se presioni i opozitës për kanabisin dhe dekriminalizimin ishte një shkundje për qeverinë, por kërkoi që më parë problemet të diskutohen në Shqipëri dhe jo në Bruksel duke kërkuar nisjen e nje faze te re dialogu.
 
Çfarë na pengon të hapim një dialog serioz për të mos vijuar edhe 4 vite në avazin e vjetër, për të mos i lënë këto probleme në rrjedhje të lirë për të gjetur zgjidhje në minutën e fundit, pasi jemi bërë gazi i botës.
 
Të ndërmarrim një nismë të përbashkët, një tryezë të hapur për çështjet që duhet të na bashkojnë e që në peshën e tyre janë paketa e detyrimeve madhore.


Askush nuk fiton nga diskretidimi i qeverisë shqiptare në botë. Në shumë vende kurrë konkurrentët nuk njollosin njëri-tjetrin.
 
Zgjedhjet nuk fitohen duke nxitur të huajt të deklarojnë sensacione të zymta për vendin që është i të gjithëve. Pushteti nuk merret duke shkuar në Bruksel të ndarë.
 
Dekriminalizimi dhe kanabisi, probleme reale, por u frynë. Opozita luajti një rol në shkundjen tonë ndaj këtyre problematikave
” deklaroi ai.


 
Rama-opozitës: Nuk jemi armiq. Basha doli bashkë me vajzën e vogël...
Rama në seancën e sotme kishte disa mesazhe paqeje për opozitën. “Sot dhe 4 vjet me radhe do të jemi forca e shembullit, jo shembulli i forcës. Jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona. Kemi kuptuar që e kemi pasur gabim kur menduam se durimi me opozitën nuk ia vlen.

Nuk jemi as armiq as kundërshtare, ne jemi konkurrentë që luftojmë me ide dhe politikë. Në një nga ditët e protestës së opozitës, Basha doli në protestë bashkë me vajzën e vogël.

Nuk dua ta komentoj këtë episod por dua të them se në fund fare, qofshim në qetësi a konflikt, çdo gjë që ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë. Dhe në këtë punën tonë, në çdo gjë që bëjmë keq, u bëjmë keq fëmijëve të të gjithë Shqipërisë
” thotë Rama.



Rama: Në 2018 presim hapjen e negociatave, prioritet Vettingu
Kryeministri deklaroi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria pret hapjen e negociatave në 2018.

Kreu i qeverisë la të kuptohej se shtyrja e këtij procesi për vitin e ardhshëm është rrjedhojë e kushteve të reja që ka vendosur Brukseli. 

“Padiskutim, çelja zyrtarisht e negociatave vitin e ardhshëm është ajo çka Shqipëria pret dhe meriton dhe është e padrejtë, sipas nesh, që kjo çështje të vazhdojë të zvarritet për arsye që s’kanë lidhje me Shqipërinë, duke nxjerrë në çdo hap sebepe të reja. Megjithatë, asgjë për t’u hatërmbetur. Dihet si funksionon Bashkimi i sotëm Europian dhe vetë ky proces gjithnjë e më i paparashikueshëm si integrimi. Kështu që, nuk na mbetet veçse të bëjmë sa më mirë atë që kemi ne në dorë dhe pavarësisht zyrtarizimit dhe fazave të zyrtarizuara në proces ne ta bëjmë Shqipërinë një vend me standarde, norma dhe mirësjellje si në Bashkimin Europian.
 
E kemi ne në dorë të reformojmë rrënjësisht qeverisjen, institucionet e gërryera prej vitesh e vitesh të tëra nga korrupsioni dhe sistemin e degraduar prej vitesh e vitesh të tëra të shërbimeve për qytetarët. Dhe do ta bëjmë! Kjo është pjesë e shtetbërjes që nënkupton në çdo hap edhe vetë procesi i integrimit europian. Ne do të shtyjmë fort në këtë drejtim",
u shpreh Rama.
 
Në vijim të reformave të integrimit, Rama theksoi rëndësinë e procesit të Vettingut dhe zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.   

E kemi ne në dorë të vigjëlojmë mbi procesin e Vetting-ut dhe të shtyjmë përpara në tërësi Reformën në Drejtësi, duke lehtësuar paralelisht barrën e rëndë të shumë hallkave të sistemit të drejtësisë mbi qytetarët dhe mbi vendin në tërësi. Përqendrimi tek Vetting-u është mëse normal. Fokusimi edhe i opinionit publik tek peshqit e mëdhenj është mëse i kuptueshëm. Por, ndërkohë, sistemi ynë i drejtësisë shkatërron përditë shpresa dhe të drejta të shumë e shumë njerëzve të zakonshëm. Ne do të shtyjmë fort, jo vetëm që opinioni publik të shohë prova konkrete të dobisë kombëtare të Vetting-ut, por edhe që në tërësi drejtësia që duam pas katër vjetësh të mos duket më një utopi për njeriun e zakonshëm, siç është dukur sot e 27 vjet”.
 
Rama: Greqia deklarata fluturake, s’do mbyllim sytë per te drejtat tona
Kreu i qeverisë u ndal edhe te marrëdhëniet me fqinjët duke deklaruar se probleme ka vetëm me Greqinë, ndërsa kërkoi që të zgjidhen me dialog dhe jo me deklarata fluturake, sikur i cilësoi ai, ato të Athinës pak ditë më parë për cështjen e minoritetit.
 
Bashkim doganor me Kosovën dhe zero probleme me fqinjët. Mesazhi im për Greqinë është i thjeshtë; duam miqësi dhe respekt dhe bashkëpunim.

Cdo grek që jeton në Shqipëri është i barabartë dhe minoriteti është një urë e vyer mes dy vendeve dhe popujve, kujdesi i qeverisë vetëm do të vijojë të rritet.

Por Shqipëria, pavarësisht halleve nuk do të mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të vërtetave të veta. Koha do të sjellë zgjidhjet për të dyja palët, me këmbë në tokë, jo deklarata fluturake në distancë. Nivel i ri marrëdhënies miqësie dhe bashkëpunimi
”.

Debati për Skënderbeun, Rama: Analizë dhe reflektim
Në Kuvend, Rama u ndal edhe te debati për mbulimin e Skënderbeut ditën e faljes së Bajramit, që solli reagime të shumta.
 
Edhe gjuha jonë sot, shqipe, gjuha e unifikuar shqipe është e kërcënuar, ca nga inercia e boshllëkut të arsimit në tranzicion, ca nga çorodia e pjellë prej tranzicionit që na shfaqet në forma shqetësuese marrëzie, si ishte ajo që përfshiu edhe heroin tonë kombëtar Skënderbeun.
 
Njerëz që nuk maten as me zgjatimin e funbarkut të kalit të Gjergjit mbinë nga dheu për t’i bërë karshillëk historisë së tij, historisë sonë të fëmijëve tanë.
 
Aq qesharak, ai episod kërkon analizë, reflektim, jo për perden që nuk e mbuloi monumentin, por me cfarë u shfaq duke e përdorur atë perde të montuar si embrioni i një krimbi kërcënues, për harmoninë fetare dhe përkatësinë evropiane të shqiptarëve
”deklaroi Rama.

Basha: Rama kurth, nuk mban përgjegjësi për 4 vite
Në përfundim të seancës, kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Ramën për aleancë me krimin, ndërsa shtoi se kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi për mandatin e parë.
 
Rama bëri ftesë për dialog, por Basha e cilësoi si demagogji dhe kurth nga kryeministri.

Paraqitje boshe, thelbi ishte eliminuar, propagandë dhe demagogji. Për një brez më të vjetër ishte një reminishencë e fjalimeve që mbaheshin në këtë sallë kur vendin e qeveriste byroja politike.

Një numër shumë i madh shqiptarësh nuk kanë asnjë pritshmëri tek Edi Rama dhe qeveria e tij. Kjo është plotësisht e kuptueshme por po ashtu është një kurth, sepse sot ai që flet aty, ka çelësat e qeverisjes së vendit. 


Ky njeri refuzoi të thoshte një fjalë për 300 mijë vendet e punës që nuk hapi. Ekonomia e shkatërruar, papunësia e lartë, taksa të lartë. Prej 3 javësh prindërit shqiptar janë rraskapitur për të marrë librat, 35% më shtrenjtë se para 4 viteve.
 
‘Rama 2’ bën sikur nuk e njeh ‘Rama 1’. ‘Rama 2’ refuzon të mbajë përgjegjësi, fjalimi i përqendrua te Skënderbeu dhe gjuha shqipe, ai nuk është aty si drejtor i Institutit të Albanalogjisë.
 
Roli i tij është të tregojë pse shkatërroi ekonominë, kush është përgjegjësi dhe cdo bënte për ta ndryshuar.
 
Rama aleancë me krimin, asgjë nuk funksionon. Ne do i kujtojmë Ramës, se koha e shfaqjes ka marrë fund, ka ardhur koha e së vërtetës. Krimi, kanabisi dhe kriminelët në politikë po shkatërrojnë vendin
” deklaroi ai. 

Fjala e plotë e kryeministrit Rama në seancë:



Pasdite debati për programin, nesër votohet qeveria
Pas konsultës në fund të seancës mes Rucit dhe kryetarëve të grupeve respektive, Balla, Spaho dhe Vasili është vendosur që pasdite të zhvillohet seanca për debat për pyetje-përgjigjet për programin dhe një tjetër nesër.
 
Deri në orën 16:00 sot pritet depozitimi i pyetjeve nga PD për qeverinë, ndërsa në orën 18:00 do të nisë seanca.
 
Seanca e dytë do të zhvillohet nesër në orën 09:00 me një pushim të shkurtër për të votuar më pas qeverinë e re.

Zhvillimet minutë pas minute nga Kuvendi

11:50 Vendimi i mbledhjes së kryetarëve të grupeve, Ruçi: Në orën 16:00 hapet seanca për përgjigjen e pyetjeve që janë depozituar. Nesër në 09:00 hapet debati, do të vazhdojë deri në 10:45, pushim nga PD, dhe do të fillojë në 11:30 vazhdimi i debatit. Sot në orën 18:00 të depozitojnë edhe listën për hapjen e debateve për nesër. 

11:40 PD-LSI: Të shtyhet seanca për debatin për programin qeverisës pas dy ditësh. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të bëhet që sot. Ndërsa PS kërkon që seanca të bëhet sot pasdite

11:10 Ndërpritet seanca, Ruci takim me kryetarët e grupeve për konsultë për vazhdimin e seancës

11:00 Fjala e Rames ne Kuvend: Në 2018 presim hapjen e negociatave, prioritet Vettingu
Çelja e negociatave vitin e ardhshëm është ajo që Shqipëria pret dhe është e padrejtë të zvarritet duke nxjerr sebepe të reja.  Megjithatë asgjë për hatërmbetje, dihet si funksionon BE, dhe ky proces gjithnjë i paparashikueshëm. Ne nuk na mbetet asgjë vemese të bëjmë sa më mirë atë që kemi në dorë. Reforma ne Drejtësi dhe Vettingu, fokusi i publikut të “peshqit e mëdhenj” është i kuptueshëm. Ne do të shtyjmë fort që opinioni të shohë veprimet konkrete.

Bashkim doganor me Kosovën dhe zero probleme me fqinjët. Mesazhi im për Greqinë është i thjeshtë; duam miqësi dhe respekt dhe bashkëpunim. Cdo grek që jeton në Shqipëri është i barabartë dhe minoriteti është një urë e vyer mes dy vendeve dhe popujve, kujdesi i qeverisë vetëm do të vijojë të rritet. Por Shqipëria, pavarësisht halleve nuk do të mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të vërtetave të veta. Koha do të sjellë zgjidhjet për të dyja palët, me këmbë në tokë, jo deklarata fluturake në distancë. Nivel i ri marrëdhënies miqësie dhe bashkëpunimi. 

Askush nuk fiton nga diskretidimi i qeverisë shqiptare në botë. Në shumë vende kurrë konkurrentët nuk njollosin njëri-tjetrin. Zgjedhjet nuk fitohen duke nxitur të huajt të deklarojnë sensacione të zymta për vendin që është i të gjithëve. Pushteti nuk merret duke shkuar në Bruksel të ndarë. Dekriminalizimi dhe kanabsi, probleme reale, por u frynë. Opozita luajti një rol në shkundjen tonë ndaj këtyre problematikave.

Edhe opozita ka rolin e saj në rezultatin e sotëm ndaj kanabisit. Problemet t’i zgjidhim njëherë në shqip. Po flitet për krim shqiptar në disa kryeqytete, ndaj kësaj duhet të jemi bashkë. Transparenca është gjë e madhe që na bashkon, por cfarë na pengon të hapim një dialog serioz për të mos vijuar edhe 4 vite në avazin e vjetër, për të mos i lënë këto probleme në rrjedhje të lirë për të gjetur zgjidhje në minutë n e fundit, pasi jemi bërë gazi i botës.

Kush fiton prej nesh kur përballemi me njëri tjetrin. Ne emër të shumicës unë u shpreh sot opozitarëve gatishmërinë për një nisëm të hapur për gjërat që na bashkojnë, paketa e detyrimeve madhore e partive të vërteta dhe politikanëve seriozë të cdo vendi. Shqipëria e bashkua me europën dhe bashkimi i shqiptarëve janë apo nuk janë pjesë e kësaj pakete. Kush fiton nga mosmarrëveshjet, që kthehen në pengesa në rrugën drejt BE. Nuk po flas për Shqipëri të madhe or një popull të vetëm shqiptar, që sot ka dy shtete, është ende larg i lidhur në të drejta dhe detyrime me qëllimet e mëdha dhe i unifikuar në përpjekjet.

Edhe gjuha shqipe, është e kërcënuar nga incerica dhe ca nga çorodia e tranzicionit, si ajo që përfshiu edhe heroin kombëtar Skënderbeun. Njerëz që nuk mund të maten me zgjatim e fundbarkut të Skënderbeut qesharakë. Ai episod kërkon analizë, aspak për t’u marrë me perden që mbuloi monumentin, por perden e montuar mediatikisht si embrioni i një krimi kërcënues. I një krimi për një nga kolonat më të mëdha, harmonisë fetare.

 
Axhendat partiake nuk do të marrin peng rendin e ditës së Kuvendit. Jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona. Jo armiq, por konkurrentë, shpresoj të jetë kështu edhe për ju. 25 qershori provoi se në Shqipëri nuk fiton kur i fryn konfliktit, akuzon, shan dhe fyen, kush bllokon.
 
Basha para zgjedhjeve doli në protestë me vajzën, e risjell këtë moment se gjithçka bëjmë e lidhim me fëmijët tanë. Nuk duhet të harrojmë se cdo gjë që bëjmë keq u bëjmë keq të gjithë fëmijëve.
 
Të rinjtë janë larguar në kërkim të një jete më të mirë, por ka prej tyre që rikthehen për të investuar eksperiencën. Mund të ketë ende plot gjëra që i pengojnë për t’u rikthyer, por pengesa më e madhe për rikthimin e tyre i ka themelet këtu në këtë sallë dhe mbahet në këmbë nga ne, katundi jonë politik.
 
Hendek mes katundit të politikës dhe botës së fëmijëve, unë dëshiroj që fituesit të jenë ata që nuk votuan, që nuk kanë ende moshën, fëmijët e Shqipërisë.
 
Interesi i fëmijëve në qendër të politikbërjes, shpejtësi në reforma që bëjnë shtet në emër të fëmijëve. Nuk do ta harroj një stërgjyshe, që tha: Cdo gjë për fëmijët e mi është si të dyfishosh pensionin tim. Bonus mujor për familjet me shumë fëmijë për të nxitur rritjen ekomomike dhe demografinë.
 
Kur isha në bashki krijova cekun e bebes, që u shtri në të gjithë Shqipërinë, u bë copy paste politike qeveritare, por ka degraduar. Në 2015, 6 mln ishte borxh për mos lëvrimin. Edhe gjatë mandatit të parë tonin nuk është përmbushur me korrektësi, iu kërkoj ndjesë prindërve dhe fëmijëve, që nuk e kanë marrë në kohë apo se kanë marrë.
 
Do ta rrisim cdo vit, duke nisur nga viti i ardhshëm. Do të përqendrohemi edhe shkollat dhe edukimi. U uroj mësuesve dhenxënësve një vit sa më të mbarë sa më të suksesshëm dhe argëtues. Pagat e mësuesve janë rritur këtë vit ndjeshëm dhe do të rriten gjatë këtij mandati. Duhet të rritet mbështetja morale. Thirrje kryetarëve të partive dhe deputetëve që të rritemi dhe të vetëdigjësohemi për dëmin që u bëhet fëmijë si pasojë e mos respektit, ti mbrojmë me pasion pozicionet tona, por mos lejojmë të gjithë që bashkëjetesa politike të prodhojë shembuj të këqij.

10:20 Ruci: Pasi të mbarojë Rama fjalën diskutojmë për kohën, s'pranuat te shtunen
“Në mbarim të seancës së të shtunës ftova drejtuesit e grupeve dhe nuk kanë denjuar që të vinin, por pasi të dëgjojnë programin unë që në krye të seancës do të konsultohem me drejtuesit e grupimeve politike sa të mbarojë Rama fjalën” tha Ruci.

10:15 LSI, Vasili: Të ndërpritet seanca, të përcaktohet koha e diskutimit
Pas PD edhe LSI kërkoi ndërprerjen e seancës për të përcaktuar kohën për debat. “Para se të vijohet me fjalën e Ramës, duhet të kryhet betimi i Tavos dhe së dyti desha t’u korrigjoj lidhur me atë që thatë, seanca është një e tërë, pra ajo duhet diskutuar është në një seancë të vetme, fjala e Ramës dhe diskutimi. Duhet të ndërpritet seanca dhe të dimë si të procedojmë dhe kohën e grupeve për një seancë normale. Ky ngut qesharak dhe i panevojshëm e fillon parlamentin me shkelje absurde. Hajde të mblidhemi të vendosim në hulli procesin”
 
10:15 Spaho: Nuk u mblodh Konferenca, duhet kohë për debat
Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho deklaroi se “Rregullorja thotë që koha e debatit përcaktohet nga konferenca e debateve. Para debatit që do zhvillohet pasdite, ju duhet të mblidhni Konferencën për modalitetet, ju nuk e keni bërë për arsye se nuk është formuar. Ne nuk kemi interes të zvarrisim debatin, pasi interesi i opozitës është që të shprehet. Rama nuk ka program. Ju duhet të respektoni dy kushte; Procesi sipas rregullores dhe deputetëve duhet t’u jepet kohë për debat. Broshura u është dhënë deputetëve ditën e shtunë. Ju duhet përcaktoni kohën....”


10:10 Debat Ruçi-Spaho, kryetari i Kuvendit nuk i jep fjalen kryetarit te grupit te PD, Rama pret ne kembe. Pas debateve Spaho merr fjalen

10:05 Ruçi: Pasdite do pyetjet nga deputetet

10:00 Nis seanca ne Kuvend

09:50 Mbërrin në Kuvend edhe ambasadori i SHBA, Donad Lu

lu

 
09:40 Pak minuta para seancës Rama takim me Ruçin, Ballën dhe ministrat e rinj

09:30 Rama në Twitter: Për rreth 30 minuta do paraqes në Kuvend sintezën e programit qeverisës në nisje të debatit për votëbesimin e qeverisë së re

09:10 Edhe PD ka mbledhur grupin, situata nuk është aspak e qetë pas rrjedhjes së votave në seancën e parë

09:05 LSI mbledh grupin parlamentar para seancës së sotme plenare

KABINETI QEVERITAR "RAMA 2"
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati​
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri