TIRANË - Progres Raporti i vitit 2015 për Shqipërinë reflekton arritjet dhe sfidat e mëdha që na presin. Kështu e përkthen ministrja e Integrimit Klajda Gjosha progresin e vendit tonë të reflektuar në raportin e Komisionit Evropian.
 
Në një prononcim për Shqiptarja.com nga Brukseli, Gjosha tha se mbetet ende shumë për të bërë sa i përket ndërtimit të shtetit ligjor.
 
Ministrja theksoi se nuk ka kohë për të humbur, ndaj të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian duhet të adresohen dhe të përkthehen në angazhim konkret, për t ëmundësuar kështu sa më shpejt hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)