Progres-raporti, Harito: Punonjës
pa arsimin përkatës në administratë

Progres-raporti, Harito: Punonjës<br />pa arsimin përkatës në administratë
TIRANE- Deputetët e Komisionit të Integrimit kanë ngritur shqetësimin e punësimit të njerëzve në poste drejtuese që nuk plotësojnë kriteret, në vende të administratë publike. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike Milena Harito, ka shpjeguar se janë 120 persona në administratën publike, me statusin Nëpunës Civil që nuk plotësojnë kriteret arsimore, e për të cilët është lënë afati kohor dy vjetor, në të kundërt do të largohen nga puna.

Harito është shprehur se reforma në administratë është njëra nga tre pikat kyçe në rrugën drejt BE-së, ndërsa shtoi se nëpunësit do të merren nëpërmjet testimit.

“Komisioneri Han, është shprehur se reforma në administratë është njëra ndër 3 pikat kyçe të rrugës drejt BE. Konkurset e bëra sipas ligjit, janë një aspekt tjetër që është vlerësuar nga BE. Konkurset për herë të parë janë bërë plotësisht online, ndërsa provimet me shkrim ishin të sekretuara. Për t’ju treguar sesa transparente ishte, do ju thoja që në konkurs konkurruan 5200 veta dhe fituan 38”, tha ministrja Harito.
 
Ndërsa deputetja Leskaj ngriti shqetësimin se në poste drejtuese janë të punësuar persona që nuk kanë shkollimin e duhur.
 
“Janë të punësuar për shembull njerëz në poste drejtuese që nuk janë me shkollimin e duhur. Ju thatë që këtyre do u jepet dy vjet kohë për t’i bërë kriteret? Pse janë punësuar këta, kaq e varfër qenka Shqipëria?”, tha Leskaj.
 
Por deputetja Dade tha se “Ka disa të punësuar në administratë që janë pa universitet fare. Ne kemi marrë përgjegjësi për këto çështje në administratën publike. Këto raste duhen identifikuar. Keni bashkëpunimin tonë për këto çështje”.
 
“Keni bërë këtë konkurs ku kanë fituar kaq pak persona. Kam përshtypjen se niveli i vendeve të punës nuk është i njëjtë me nivelin e njerëzve”, tha Dokle.
 
Në përgjigje të këtyre problematikave të ngritura ministrja Harito tha se “120 persona ishin ata qq nuk plotësonin kriteret e diplomës. Ju shpjegoj që nga 87 mijë punonjës buxhetorë, janë 9 mijë nëpunës civilë. Fakti që janë bërë kështu me këtë status, ua rrit stekën e kritereve. Pastaj të mos harrojmë që kriteret janë vendosur nga institucionet që i kanë zgjedhur, të cilat kanë patur dhe kriteret e tyre”.

Ndërsa deputeti Blushi tha se pavarësisht se në faqen online njoftohet se ka vende të lira pune në administratë, nuk njoftohet se cilat janë pozicionet konkrete të punës të lira.
 
“Nëqoftëse ka diçka që un nuk e kuptoj është sesi funksionon administrata e sotshme. Ka një problem, se ju aplikoni për pozicionet. Për shembull një njeri konkurron për inxhinier, pastaj përfundon në tjetër vend. Diçka tjetër, po shoh faqen online dhe kuptoj që këtu ka vende pune, por nuk tregohet saktësisht se në ç’poste ka vende pune. Këtë komitetin që përzgjedh fituesit kush e ve aty, kush e kontrollon”, tha deputeti Blushi.

Ndërkaq, deputeti Ben Blushi ngriti shqetësimin e pranimit ose jo të diplomave, të cilat kanë dalë nga universitetet tashmë të mbyllura nga qeveria, nëse këto të fundit janë të vlefshme për të gjetur një vend pune në administratë.

Ministrja Harito ishte e pranishme ne komision për të raportuar mbi progres-raportin e vitit 2014.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën