TIRANË- Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga i dërgon një mesazh urimi, presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Presidentja e Kosovës, Jahjaga e ka vlerësuar këtë moment si një arritje të madhe të të gjithë shqiptarëve në përpjekjen e tyre shumëshekullore për demokraci dhe prosperitet. Ajo ka shprehur gjithashtu besimin se klasa politike shqiptare do të tregojë të njëjtin vullnet për të çuar më tej procesin e reformave për ta nxitur edhe më shumë vendin me Bashkimin Evropian.

Sipas këtij progres raporti Shqipërisë do t'i jepet statusi i vendit kandidat në BE vetëm nëse plotëson reformat në drejtësi, miraton pr/ligjin për Gjykatën e Lartë, reformën në administratë, reformën parlamentare dhe përforcon luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kushtet e Komisionit Europian duhet të plotësohen deri në muajin dhjetor, kur rekomandimi i KE-së shkon në tryezën e Këshillit të BE-së, dhe vendet anëtare duhet të marrin një vendim përfundimtar nëse Shqipëria i ka plotësuar ato.

(s.f/shqiptarja.com)