Projeksionet e Zaloshnjës: PS 
69 deputetë, PD 58 dhe LSI 9

Projeksionet e Zaloshnjës: PS <br />69 deputetë, PD 58 dhe LSI 9
Analisti Eduard Zaloshnja ka publikuar sondazhet e muajve të fundit, duke bërë edhe një projeksion paraprak se si do të ndahet 140 mandatet e Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet e 25 qershorit. 

Sipas Zaloshnjës, PS del forcë e parë politike me 69 mandate, PD do renditet e dyta me 11 deputetë më pak, 58, LSI bie ndjeshëm në 9 mandate, PDIU nga 5 që ka aktualisht do arrijë të marrë vetëm dy deputetë, ndërsa PSD dhe LIBRA nga një mandat. 

"Bazuar në sondazhet që kam kryer muajt e fundit, si dhe në rezultatet e qarqeve në dy zgjedhjet e fundit, kam bërë një projeksion paraprak të  shpërndarjes së mandateve parlamentare për secilën parti që do të garojë më vete në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ky projeksion është bërë duke presupozuar se kryetarët e partive aleate te PD-së do jenë në listat e kandidatëve të saj"
, shkruan Zaloshnja.

Rezultatet e sondazhi të Zaloshnjës

PS           69

PD          58

LSI          9

PDIU      2

PSD        1

LIBRA    1

TOTAL   140

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur