Për integrimin europian të vendit projekt buxheti i qeverisë së Shqipërisë për vitin 2012 parashikon 330 milionë lekë.
Sipas një njoftimi zyrtar koordinimi me efektivitet për hartimin e 35 kapitujve të progres- raportit 2012, në përputhje me detyrimet e MSA-së dhe rekomandimet e raportit analitik 2011, është një prej objektivave kryesorë të Ministrisë së Integrimit Evropian, për të cilën projektbuxheti për këtë vit parashikon 330 milionë lekë.
E ndërkohë projektbuxheti i qeverisë për vitin 2012, parashikon 2.16 miliardë lekë për ministrinë e jashtme, me një rritje prej 17 milion lekë në krahasim me vitin e kaluar.
Qeveria justifikon këtë rritje me zgjerimin e përfaqësimit diplomatik dhe konsullor në vendet e tjera, me organizatat ndërkombëtare dhe nismat rajonale si dhe përmirësimin e strukturës së përfaqësive diplomatike dhe konsullore në funksion të përmbushjes së detyrave të përcaktuara për to si një prej objektivave kryesorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA