Kryetari i Bashkise së Tiranës Lulzim Basha është konsultuar sot për projekt‐buxhetin 2012 me banorët e Njësisë Bashkiake numër 2.
Basha i njohu banorët me projektet që mbështet ky projekt‐buxhet, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe prioritetin kryesor, punësimin.
Për të nxitur punësimin, por edhe zhvillimin ekonomik të Tiranës zoti Basha bëri të ditur, se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do të propozohen lehtësira fiskale për bizneset dhe kompanitë që hapin vende të reja pune.
“Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, përveç buxhetit do i propozoj Këshillit Bashkiak edhe eleminimin e të gjithë taksave dhe tarifave vendore, për të gjithë bizneset e reja që punësojnë 50 apo më shumë qytetarë të Tiranës, nga lista e të papunëve në zyrën e punës në Tiranë, uljen me 30% të taksës së ndikimit në infrastrukturë, për të gjithë sipërmarrjet që punësojnë mbi 75 qytetarë të Tiranës dhe që i punësojnë ata rishtazi, siç mund të evidentohet nga lista e të papunëve në zyrën e punës në Bashkinë e Tiranës” tha Kryebashkiaku Basha.
Sipas kryebashkiakut, investimet në infrastrukturën arsimore zënë një vend të veçantë në buxhet, ku janë parashikuar ndërtimi i 4 shkollave të reja 9-vjeçare, ndërtimi i 2 shkollave të reja të mesme, ndërtimi i 3 kopshteve dhe rikonstruksioni i 11 të rejave, ndërtimi i 2 çerdheve të reja dhe rikonstruksioni i 5 të tjerave, do të vijojë ofrimi i bonuseve financiare për nxënësit e shkëlqyer, do të ofrohen shkolla verore për fëmijët.
/Shqiptarja.com