Projekt-buxheti për vitin 2012
Bregu: Kemi përballuar trajnimet

Projekt-buxheti për vitin 2012<br />Bregu: Kemi përballuar trajnimet
Gjatë Komisionin Parlamentar të Integrimit lidhur me projekt-buxhetin e Ministrisë së Integrimit për vitin 2012, i cili është parashikuar të jetë në vlerën 330 milion Lekë, ose 0.5% më shumë se buxheti i vitit 2011, raportoi edhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

Bregu kundërshtoi deklaratat e deputetëve të opozitës në komision që thanë se buxheti i ministrisë së integrimit për vitin e ardhshëm, është ulur me 7.4%. Ajo sqaroi se kjo shumë thjesht është transferuar tek drejtoria e tregut të brendshëm dhe nuk është më pjesë e drejtorisë së mbështetjes institucionale, pra mbetet në funksion të ministrisë.

“Ky buxhet nuk është një buxhet që menaxhon i vetëm aktivitetin e ministrisë, kemi edhe asistencën e përvitshme të fondeve të IPA-s. Me një pjesë të fondeve të kësaj asistence të atashuar pranë Ministrisë së Integrimit, jemi munduar të përballojmë trajnimet, përmirësimin e sistemit të software-it, cilësi më të mirë në përkthimin e legjislacionit dhe njëkohësisht të paguajmë dhe detyrimin e 15% të fondeve të asistencës të cilat i atashohen me projekte një vendi, një detyrim i cili do të vazhdojë të mbështetet nga MIE”, sqaroi Bregu.

Ajo bëri të ditur se “në pranverë, (procesi është në fazën e tenderimit në Komisionin evropian), pranë ministrisë së Integrimit do të atashohet asistenca e tretë teknike e BE-së, SMEI III që do të krijojë mundësinë për të përmbushur të gjitha detyrimet që është e pamundur të realizohen me buxhetin e shtetit: p.sh.: falë kësaj asistence është parashikuar të trajnohen më shumë se 700 nëpunës të administratës publike”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së