Projekt-buxheti të hënën në Kuvend
Vasili:I plotë nëse opozita merr pjesë

Projekt-buxheti të hënën në Kuvend<br />Vasili:I plotë nëse opozita merr pjesë
“Projekt-buxheti i viti 2015 do të sjell një ekonomi të qëndrueshme”. Kështu deklaroi në një deklaratë për mediat  kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ka folur mbi projektbuxhetin e vitit 2015 që pritet të diskutohet në Kuvend ditën e hënë. 

Vasili ka thënë se shqyrtimi i këtij buxheti për vitin e ardhshëm si tepër të rëndësishëm, kjo edhe për shkak se ai përmban elementë emergjentë të ndikuar nga gropa e trashëguar nga qeveria e kaluar.

Buxheti i vitit 2015, i cili është hartuar siç tha Vasili me miratimin e partnerëve ndërkombëtare e që do të ishte edhe më i plotë po të diskutohej në Parlament me praninë e opozitës, orienton shumë mirë planet afatmesme dhe afatgjata drejt një ekonomie të qëndrueshme.

"Eshtë e pavend që opozita i mungon këtij debati të madh që është kryedebati i politikës. Besoj se është vendi për ta thënë e rithënë, të nënvizojmë se parlamenti nuk është dhe nuk ka për të qenë pronë e deputetëve. Eshtë pronë e popullit dhe detyra në mazhorancë apo opozitë nuk është njëra më e madhe dhe njëra më e vogël. Oponenca konsutiktive dhe me fakte siguron formësimin e alternativave të tjera. Opozita sado që të përpiqet ti shmanget, salla e parlamentit është rruga e pashmangshme e saj nëse ajo do të jetë korrekte me votat që elektorati i ka besuar. Asnjë nuk e ndalon opozitën të ketë disa axheda, por asnjë nga këto nuk mundet dhe nuk zëvendëson dot detyrimin elektoral dhe kushtetues për ta bërë këtë në sallën e parlamentit. Të pagabueshëm në këtë botë nuk ka, asnjë nuk ka monopolin e të vërtetës absolute, debati kthjellon dhe evidenton qartë kush ka të drejtë dhe kush jo", deklaroi Vasili. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën