Në prag të kremtimit të 70- vjetorit të Çlirimit të Atdheut,në qytetin e Korçës  janë bërë gati projektet për rehabilitimin e Varrezave të Dëshmorëve. Më tepër se 50 për qind e varreve të dëshmorëve të luftës në rrethin e Korçës janë të dëmtuara. Në këto varreza prehen 940 dëshmorë të luftës. Dëmtimi i bërë është i madh dhe në asnjë rast nuk ka pasur rikonstruksion. Ndaj edhe veteranët kërkojnë ndërhyrje emergjente. Bashkia e Korçës ka gati një projekt për rehabilitimin e të gjithë sipërfaqes, për t'i dhënë një pamje të re Varrezave të Dëshmoreve në pragun e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. /ATSH/