Ministritë me rritje
Ndër Institucionet që kanë shënuar rritje të buxhetit për vitin 2016, është Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila nga 1,9 miliardë lekë në vitin 2015, është parashikuar të përfitojë 2.7 miliardë lekë në 2016. Rritje të buxhetit për 2016 është parashikuar për Ministrinë e Bujqësisë, e cila, nga 8,4 miliardë në vitin 2015, do të përfitojë një total fondesh buxhetore prej 10.5 miliardë lekësh në vitin 2016. Një rritje e lehtë fondesh buxhetore është parashikuar edhe për Presidencën, e cila nga 186,5 milionë lekë në 2015, do të përfitojë 202 milionë lekë vitin e ardhshëm. Rritje fondesh janë parashikuar edhe për Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë (nga 2,6 miliardë lekë në 2015, në 2.9 miliardë për vitin 2016), si dhe për atë të Drejtësisë, e cila nga 7 miliardë lekë në 2015, do përfitojë 8.4 miliardë lekë në vitin 2016.
Ministritë me ulje
Është Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ajo që ka pësuar tkurrjen më të dukshme për vitin 2016: Buxheti i kësaj Ministrie për vitin e ardhshëm do të tkurret në masën 40%, nga 40,3 miliardë lekë në vitin 2015, në 23.9 lekë për vitin e ardhshëm. Tkurrje të buxhetit është parashikuar edhe për Ministrinë e Arsimit, fondi total i së cilës nga 39 miliardë në vitin 2015, do ulet në 36.4 miliardë lekë në vitin e ardhshëm. Kufiri i shpenzimeve, mund të rishpërndahet gjatë vitit ndërmjet programeve brenda të njëjtit institucion buxhetor apo ndërmjet programeve të institucioneve të ndryshme nga Këshilli i Ministrave deri në masën 10 për qind të shumës së përgjithshme të shpenzimeve korrente apo shpenzimeve të përgjithshme kapita1e, duke ruajtur tota1in e shpenzimeve korrente dhe kapita1e.
Ministri Cani: Buxheti i 2016, ulen taksat dhe borxhi publik
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2016 në Konferencën e Kryetarëve, e cilësoi draftin e vitit të ardhshëm si buxhetin e zhvillimit rajonal, i thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave. “Do të na duhet që këtij buxheti t’i vëmë një emër dhe ky është buxheti i zhvillimit rajonal, i thellimit të reformave dhe i uljes së borxheve dhe uljes së taksave. Është një buxhet me sens të theksuar zhvillimi për mirëqenien e qytetarëve. Karakteristikë e këtij buxheti është se nuk i rrit taksat, përkundrazi i ul”, tha Cani duke shtuar se 83 mijë biznese përjashtohen nga detyrimet tatimore. Nga ky përjashtim, tha ai mund të punësohen apo vetëpunësohen me mijëra persona. Më tej, ministri i Financave nënvizoi se, për herë të parë nis ulja e borxhit.
Kuvendi
Sa i takon rritjes ekonomike, Cani u shpreh se buxheti përshpejton një rritje të qëndrueshme nga 2.1 në 2014 në 2.7 në 2015 dhe projektohet në 3.4% në 2016. Bazë e rritjes ekonomike në 2016, tha ai, pritet që të jenë investimet, me bazë investimet e huaja TAP dhe Devolli Hidro-Power. Cani tha se investimet publike do të jenë në total në masën 6% të GDP-së, ndërsa rritja e të ardhurave në total parashikohet të jetë 8%. Megjithëse ishte një prezantim paraprak i projektbuxhetit, Konferenca e Kryetarëve nisi me përplasje mes maxhorancës dhe përfaqësuesve të opozitës. Edmond Spaho, Edi Paloka dhe Albana Vokshi u ankuan se kishin marrë vetëm dy orë më parë në dorëzim projektbuxhetin dhe nuk kishin patur kohën e nevojshme për t’u njohur me përmbajtjen e tij.
Institucionet
Në buxhetin e ministrive të linjës dhe institucioneve buxhetore vërehet një rënie dukshme e shpenzimeve në raport me vitin 2015: Nga 276,9 miliardë lekë në vitin 2015, ky fond është ulur në 266.6 miliardë për vitin e ardhshëm, me një ulje prej 3.3%.
Transportet
Është Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ajo që ka pësuar tkurrjen më të dukshme për vitin 2016: Buxheti i kësaj Ministrie për vitin e ardhshëm do të tkurret në masën 40%, nga 40,3 miliardë lekë në vitin 2015, në 23.9 lekë për vitin e ardhshëm.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)