Sot PS ka zhvilluar takimin e parë sektorial për Ekonominë dhe Financat me temë “Buxheti dhe Paketa fiskale 2018”.

Takimi është zhvilluar me nismën e ministrit Ahmetaj, pjesëmarrjen e deputetëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, si dhe me zëvendësministrat e fushës.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, Ahmetaj ripërsëriti prioritetin tek investimet në infrastrukturë.  “Objektiv është rritja e investimeve publike, të ardhurave, ulja e borxhit publik, reformat dhe konsolidimi fiskal” deklaroi ai.

Takimet sektoriale do të mblidhen çdo 2 muaj me tematika të ndryshme.

dy.b/shqiptarja.com