Projektbuxheti 2023/ Deputetja e PL-së: Ka zero mbështetje për qytetarët dhe studentët! Paratë shkojnë për inceneratorët

Projektbuxheti 2023/ Deputetja e PL-së: Ka zero mbështetje për qytetarët dhe studentët! Paratë shkojnë për inceneratorët

Erisa Xhixho

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho është ndalur edhe njëherë te projektligji për projektbuxhetin 2023 ku thekson se nuk përputhen aspak me sfidat e arsimit sot. Ajo shprehet se mundësitë për të gjetur një punë pavarësisht aftësisë janë të pakëta. Më tej deputetja nënvizon se buxheti nuk përmbush as të drejtat e pedagogëve.

“Projekt buxheti i vitit 2023 që ka filluar diskutimet në Parlament  fatkeqësisht nuk u jep asnjë përgjigje shqetësimeve reale me të cilat përballet arsimi sot.

Buxheti për arsimin do të vazhdojë të jetë më i ulëti në rajon me 2,2% e PPB për 2023, por më e rënda është se pritet të ulet 2% e PPB ne 2025 duke qenë shumë larg mesatares së BE dhe premtimit 5% e PPB që do të realizonte Rilindja.

Për laboratore, fusha sporti, infrastrukturë, ngrohje, etj., ky buxhet për investimet e brendshme parashikon rritje vetëm 3 milionë lek ose 0,07% krahasuar me vitin 2022.

Shifër kjo që në fakt i jep përgjigjen edhe atij djalit në Kolonjë, i cili pak ditë më parë i çmontoi në mënyrë ekselente investimet fasadë në fushën e arsimit.

Ky buxhet nuk përmbush kërkesat e pedagogëve që kanë javë që protestojnë për një arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz finaciar.”- tha Xhixho.

Xhixho nënvizon se një shifër e konsiderueshme shkon për inceneratorët dhe e drejta e pedagogëve është pothuajse zero.

“Kërkimi shkencor do vazhdojë të jetë 0,04-0,05 %PPB, çka tregon edhe një herë se rritja cilesore e universiteteve tona nuk është aspak me rëndësi për Qeverinë e Inceneratorëve.

Ndërkohë që edhe progres raporti i fundit i BE e shpreh qartë jo vetëm buxhetin e ulët për arsimin, por dhe standardin që duhet të arrijmë për kërkimin shkencor që është 1% PPB.

Gjithashtu, kërkesa e drejtë e pedagogëve që pagat e tyre të shkojnë të paktën sa kolegët e tyre në Kosovë nuk parashikohet aspak në këtë buxhet.

Asnjë zë në këtë buxhet për Kampusin e Universitetit të Tiranës si një premtim i kësaj qeverie me projekte që bëhen e modifikohen çdo vit apo për Kampusin e Universitetit të Durrësit, që nuk ka asnjë godinë për akomodimin e studentëve, edhe pse është një nga më të rëndësishmit në vend.

Pagat e mësuesve sipas projekt buxhetit do të rriten me 6% në korrik 2023, jo vetëm një rritje qesharake dhe e pamjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve, karburantin, koston e jetesës dhe inflacionin e pritshëm, por dhe e vonuar sepse bëhet kur vitit i kanë mbetur vetëm 5 muaj.

Ndaj mësuesit duhet ta kenë te qartë që propaganda e qeverisë për rritjen e pagës së tyre është thjesht një hi syve dhe tallje për mundin e sakrificat e një jete. E per shkak se jane te keqpaguar shume prej tyre detyrohen të punojnë gjatë verës në punë sezonale, në vend që të rrisin kapacitetin e tyre.

Kjo qeveri vazhdon me proagandën e librave falas, që në fakt të gjithë prindërit, por jo vetëm, të gjithë shqiptarët e dinë që ato janë të përdorura dhe jashtë funksonit për fëmijët nga klasa 1 deri në klasë të 9.

Kjo qeveri ka parashikuar 0 mbështetje për studentët, të cilët kanë muaj që kërkojnë të mbështeten financiarisht për të përballuar qeratë që kanë shkuar 300-400 euro, çmimet, veshjet, transportin etj.

Ajo çfarë kërkojnë është vetëm 100 euro në muaj, sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.”- vijoi ajo.

Xhixho u shpreh gjithashtu se buxheti shkon për inceneratorin e Tiranës ndërsa shtoi se do propozojë amendamente konkrete për të kthyer këtë buxheti te shqiptarët.

Po ku do te shkojnë paratë pyesin shqiptarët sot?

Paratë e qeverisë Rama shkojnë për pagesat e PPP në shumën 950 milionë euro. Shkojnë për inceneratorin e Tiranës, 11 milionë euro, i cili as nuk ekziston dhe nuk jep asnjë shërbim për qytetarët e Tiranës.

Vetëm pagesat e interesave dhe shërbimit të borxhit arrijnë shifrën 141 miliardë lek për vitin 2023, kjo e barabartë me buxhetin e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe bujqësisë OSE sa fondi i pensioneve. Ky nuk është buxheti për njerëzit, ky është buxheti për klientët e qeverisë.

Ky nuk është buxheti që do ndihmojë njerëzit të përballojnë krizën e çmimeve, por buxheti i pagesave të PPP dhe inceneratorit të Tiranës.

Ky nuk është buxhet për t’i dhënë shpresë rinisë, intelektualëve të qëndrojnë në vend, por i lë sërish vetëm dhe me sytë nga emigracioni. Ndaj thirrja ime sot është që kjo qeveri të reflektojë sa më parë.

Ne do të propozojmë amendamente konkrete për ta kthyer këtë buxhet nga buxheti i klientëve, në buxhet të qytetarëve shqiptarë. Duke i dhënë shansin kësaj maxhorance të vërë interesin e qytetarëve dhe mbi te gjitha të rinisë, përpara interesave të saj klienteliste.- tha ajo.

Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal. Fokus të veçantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikur për këtë qëllim është 1. 8 miliardë lekë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 18/11/2022 15:33

    Kjo xhixha flet ne emer te hajdutit dhe spiunit meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)