TIRANE- Në projektbuxhetin e vitit 2016 qeveria ka parashikuar një fond prej 18.5 miliardë lekësh për pushtetin vendor, nga i cili 12.7 miliardë lekë do të kalojnë si fond i pakushtëzuar. Në draftin e dorëzuar në Kuvend, ekspertët e qeverisë janë shprehur se ndarja e fondit është realizuar duke u mbështetur në ndarjen e re administrative, si dhe është përdorur e njëjta formulë e vitit të shkuar. Duke qenë se Tirana ka numrin më të madh të banorëve do të ketë dhe shumën më të lartë të financimit. Për kryeqytetin do të jepen 2.5 miliardë lekë, nga të cilat 18.9 milionë lekë do të jenë investime për rrugët.
/Shqiptarja.com
