DASHI
Nëse nuk jeni të sigurtë lidhur me disa projekte që duhet të ndërmerrni në këtë periudhë, mundohuni të kërkoni këshillë nga një epror që do të dijë si t’iu orientojë. Nga pikëpamja sentimentale, ky është momenti më i favorshëm për takimet.
DEMI
Po çoni përpara disa projekte mjaft interesante, të cilat ju lejojnë që të rizgjoni krijimtarinë tuaj. Gjithë këta stimuj do të jenë të domosdoshëm për të shfrytëzuar më mirë këtë moment si trampolinë. Kjo e enjte këshillon që të tregoni kujdes në dashuri.
BINJAKET
Po përballeni me një fazë revolucioni të rëndësishme për të riparë të gjithë prioritetet tuaja, sidomos lidhur me një lidhje dashurie. Duhet të shmangni çdo kontakt me persona që ju bëjnë të ndiheni në siklet.
GAFORRJA
Kjo ditë do të jetë mjaft interesante dhe e pasur me mundësi të shumta profesionale interesante, për karrierën tuaj aktuale. Mos lejoni që të ndikoheni nga kritikat e të tjerëve lidhur me sferën e ndjenjave, pasi përgjigje të mira janë fare pranë.
LUANI
Keni qenë gjithmonë pëlqyes të sfidave dhe sidomos tani që jeni gati për të përshkruar një rrugëtim interesant, i cili mund të ndryshojë totalisht rutinën truaj. Në raport me partnerin/en, nuk duhet të jeni shumë kritikë.
VIRGJERESHA
Do të jeni mjaft të shqetësuar lidhur me disa marrëveshje, të cilat nuk keni arritur që ti mbyllni. Por mos u dekurajoni, pasi parashikohen mundësi të mira, për të çuar përpara marrëveshje të rëndësishme. Një miqësi e mirë, mund të transformohet në diçka më të thellë.
PESHORJA
Kjo ditë do të jetë mjaft relaksuese dhe do ju lejojë që të largoni të gjitha ndikimet negative të javëve të fundit, të cilat jua kanë stresuar pa masë. Në dashuri parashikohet rikthim pasioni dhe zgjim interesash.
AKREPI
Shmangni të shfaqurit shumë agresiv në dashuri, pasi në këtë moment duhet të mundoheni të dëgjoni më shumë partnerin/en tuaj dhe nevojat e tij/saj. Do të ndjeni nevojën për tu përfshirë në projekte të reja, të cilat do të stimulojnë kreativitetin tuaj.
SHIGJETARI
Parashikohen disa fitore të rëndësishme në vendin e punës, ku marrja e përgjegjësive të reja, do ju lejojë që të arrini një rol, të cilin e keni synuar prej kohësh. Në dashuri, mos u tregoni të largët.
BRICJAPI
Do të jeni konfuz nga sjellja e disa bashkëpunëtorëve tuaj. Megjithatë ky nuk është momenti për tu shpërqendruar nga tensione të kota. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet.
UJORI
Ka disa investime, të cilat duhet të mundoheni që ti mbani nën kontroll, pasi të papriturat janë në qoshe. Kjo ditë ju fton që të reagoni më shumë dhe të rifuteni në lojë, sidomos sa i takon çështjeve të biznesit.
PESHQIT
Duhet të rrethoheni nga bashkëpunëtorë të dobishëm, të cilët do ju lejojnë që të punoni pa pengesa apo stres. Ka disa dyshime të vogla dhe pasiguri në dashuri, ndaj është e nevojshme, që të diskutoni me partnerin/en.