Rama: Shqipëria me 4 aeroporte, Kukësi gati në pranverë! Po të bëhen zgjedhjet të dielën ne dalim më mirë, ata më keq se në 2017!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar asfalt elektoral projektet infrastrukturore të Partisë Demokratike, që qeveria aktuale do i finalizojë.

Ai tha se vendi së shpejti do të jetë me 4 aeroporte. Ndërsa ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka listuar 11 projekte që do të përmbyllen në 2021, teksa zbuloi se është shpallur fituesi për tenderin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, pa dhënë më tepër detaje. 

Pavarësisht se kishte rritjen më të madhe në buxhet krahasuar me ministritë e tjera, Ministria e Financave nuk i ka plotësuar 100% kërkesat e infrastrukturës. Balluku njoftoi gjithashtu se në dhjetor do të hapet tenderi për ndërtimin e tunelit të Kardhiqit, menjëherë pas studimit të fizibilitetit që po realizon një kompani austriake. Ndërsa fati i kontratës Orikum-Dukat vendoset në nëntor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Rama thumbon opozitën: Jemi në një fazë ku aritmetika po pëson tronditje të mëdha

1603269904_Screenshot3.jpg

Kryeministrit Edi Rama në përgjigje të pyetjes së gazetares, thumboi kundërshtarët politik për gafat e bëra në matematikë. 

"Jemi në një fazë ku artitmetika po pëson tronditje të mëdha, kur them se do i fitojmë zgjedhjet më mirw se në 2017,  si mund të marrin 65 mandate? Se na doli tani se 10 pjesëtim për 3 del 3", tha Rama.

Ora 11:37
Rama: Po të bëhen zgjedhjet të dielën ne dalim më mirë, ata më keq se në 2017! S'kemi nevojë për rrugë që të fitojmë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se nëse zgjedhjet do të bëheshin ditën e diel PS do fitonte me një rezultat më bindshëm se në 2017 dhe se opozita do humbte më thellë. Ai tha se nuk ka nevojë për rrugë për të fituar zgjedhjet.

"Projektet që ne flasim nuk janë asfalt elektoral sic bëhen në të shkuarën, por vepra që nuk fillojnë në momentin kur fillojnë gërmimet, por kur nisin projektimet dhe për këto vepra, projektimet kanë nisur prej kohësh. Nëse ne themi që me 28 tetor do të dimë fituesin e garës ndërkombëtare për aksin Milot- Fier, ky asks është një ask që është bërë studim dhe për të cilin është punuar me intensitet të madh prej një kohë të konsiderueshme. Në Vlorë jemi në këtë moment se na u ndërpre procesi në pranverë kur e kishim hapur garën, për tunelin e Llogarasë flasim pasi kemi bërë studime, ka dalë fituesi dhe po punon në terren. Pa hyrë t'ia numëroj të gjitha në jemi në përmbushje të objektivave të mandatin dhe nuk është mungesë modestie, por nuk kemi nevojë për asnjë nga këto për të fituar zgjedhjet. Ne jemi të vëtëdijshëm se sa shumë ka për të bërë, ne kemi qartësisht mirëkuptimin e shumicës së arsyeshme të shqiptarëve dhe anketimet, nëse zgjedhjet bëhen të dielën në dalim më mirë ata më keq se zgjedhjet e kaluara. Rrugët e Saliut janë financuar më shumë nga qeveritë pas Salit se sa nga vetë qeverisja e Saliut", tha Rama. 

Ora 10:58
Ftesa e pazakontë e Ramës për demokratët në Londër: Kush shan më shumë aeroportin e Kukësit do marrë biletë falas të vij të votojë PD (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë një pasqyrë të punës sa i përket porteve në vendin tonë. Ai u ndal edhe në aeroportin e Kukësit, ku ka bërë një thirrje të pazakontë.

"Ne do të fillojmë procesin për spostimin duke hedhur në një garë ndërkombëtare portin e ri të Durrësit, i cili do të \zhvillohet në anën tjetër, ku është plani për zonën e lirë ekonomike që jemi optimist që më së fundmi do të funksionojë. Po kështu do të bëjmë edhe me Vlorën, porti ekzistues është një  infrastrukturë arkeologjike, dhe vizioni i zhvillimit të mëtejshëm të vijë bregdetare përfshin edhe nj port turistik që do të jetë aty për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën, sikundër dhe me Durrësin dhe edhe për Vlorën jemi gato për një proces ku do mund të sistemojmë me standarte bashkëkohore në anën tjetër. Në pak javë do mund të fillojmë që të japim autorizimet për fillimin e portit të tretë, që do jetë i pari që do fillojë në Sarandë. Kemi marrë një propozim fantastik dhe që ndryshon paradigmën e Sarandës. vendi do të hyjë shpejt në një hartë që do jetë harta e turizmit të detit, në aspektin ekonomik. Aeroporti i Kukësit operacional në pranverë, do përzgjidhet ato që kanë sharë dhe kanë përqeshur aeroportin e Kukësit, i ftojë të shajnë sa më intensivisht dhe të tallen. Kush do shajë më shumë do presin biletë. Ky është një objektiv që shpresoj ta realizoj", tha Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoder: 22/10/2020 02:42

    4 aeroporte mjatojne me e boshatis kete vend besoj

    Përgjigju
  • Port&Aeroport: 21/10/2020 16:02

    duhet shume kujdes me kompanite qe do ndertojne portet apo aeroportet. Ne keto vepra strategjike duhen kompani me shume pervoje dhe qe jane te njohura ne bote . Mos fusin hundet militantet partiak te lidhur me qeverine . Ne disa shtete , ndertime te tilla kane deshtuar , nga pazare te tilla

    Përgjigju
  • Lali: 21/10/2020 15:34

    Cdo gje keni bere ju si qeveri ama jo ne realitet por ne 3d

    Përgjigju
  • Vicidoli: 21/10/2020 14:03

    Shqipmin e ben vec Flamur Noka te ngrihemi te shporr Edvinin cmafioz e te vendosim djalin me kulture vizion e largpames

    Përgjigju
  • Skrapari: 21/10/2020 14:01

    Nuk duam as aeroporte as rrug as port per anije..po arrestove ilir meta dhe monika rrugace ateher do hysh ne histori..se jan band e rrezikshme prranga zagareve.

    Përgjigju
  • redi: 21/10/2020 12:59

    Pyetje per kryeministrin tone socialist .Aka qeveria juaj program te majte spo ultra te djathte per ekonomine?Perse duhet shteti te hape gare nderkombetare kur porti i porto -romanos do te jete privat ?A nuk kushte qeveria 6.5milion dollar per te investuar per aeroportin e Kukesit dhe te ishte prone publike dhe ju dha privatit ?. E kupton qe fitimet e privateve do jene disa fish me te larta se investimi dhe arka e shtetit mbetet bosh .Kush te keshillon per zhvillimin e vendit me PPP ?Ata qe te keshilljne jane armiq te popullit shqiptar.Do shembuj;privatizimi i Armos,Albtelekomit PPP e aeropetit te Rinasit qe i nxiu jeten shqiptareve me cmime katastrifike ,bile bente komanden nese do lejoheshin aeroportet e tjera apo jo.Kujto Bankersin qe me kontraten e bere e rropi naften shqiptare dhe frynte shpenzimet e kota per te mis oaguar tajsat.Dy jane kontratat me te mura qe jane bere deri sot ajo me Shelln qe ndahet fitimi qe ne fucine e oara 50% per te dy palet si dhe hidrocentralet e Stakraftit.Te therat pothuajse te gjitha me dem ekonomik per vendin .Ahmetaj - ekonomia-PPP dhe qeverine ipe me koncension dhe ne te shkojme ne hale .Ne te nahtet kemi shembull programet ekonomike te social demokracise dhe jo neo liberale qe ndiqni ju .Reago sa nuk eshte vone se vendi ka dhe varferi qe ju ndoshta nuk u dini

    Përgjigju
  • Mondi: 21/10/2020 12:23

    Z.kryeminister ju jeni e sotmja nuk e dime per te ardhmen. Pra nga ju shkelqesi duam te degjojme u be jo do te behet

    Përgjigju
  • alarm: 21/10/2020 11:54

    ti je si hillary clinton, qe u shpall presidente 6 muaj perpara edhe tani esht bere ai plake e keqe, edhe ti o shoku ate rruge ke mare, ste do njeri o trap, ne e dime qe po blen njerezit me leke, sepse vetem po dalin te demtuarit nga termeti eshe ne keyeministri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite