Projekti, gati “Durana”, shkrihet 
në një rajoni i Durrësit me Tiranën

Projekti, gati “Durana”, shkrihet <br />në një rajoni i Durrësit me Tiranën
TIRANE- Ministria e Zhvillimit Urban ka tashmë në fazën e konsultimit projektin që parashikon zhvillimin e integruar të rajonit Tiranë Durrës, i pagëzuar me emrin Durana.

Në konkursin e shpallur nga nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në vitin 2014, theksohet se qëllimi i projektit ka përmirësimin e kushteve urbane dhe shfrytëzimin e hapësirave mes ndërtimeve që kanë populluar tashmë korridorin; rehabilitimin e sistemit rrugor përgjatë korridorit; përcaktimin e logjistikës e sinjalistikës rrugore; si dhe të infrastrukturës së ujit, energjisë dhe projekte të tjera në menaxhimin e mbetjeve, të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimit ekonomik. Një prej prioriteteve të projektit Durana mbetet gjithsesi, krijimi i strategjisë së transportit për lëvizjen e mallrave dhe krijimi i nyjeve të magazinimit dhe përpunimit të tyre.

Konkursi
Qëllimi i  konkursit, i shpallur nëntorin e shkuar, ishte gjenerimi i ideve dhe zgjidhjeve praktike, koncepteve vizionare dhe të veçanta për ndërhyrjet  që do të përmirësojnë hapësirat publike të këtyre zonave. Në konkursin ndërkombëtar për këtë qëllim, korridori i ndarë në tre lote. I pari përfshin zonën që lidh Tiranën me superstradën kombëtare Tiranë-Durrës; i dyti përfshin zonën që lidh Durrësin në superstradë; i treti përfshin Vorën, e cila ndahet më dysh prej saj. Konkursi për lotin e parë u fitua nga tre firma italiane dhe 2 shqiptare, i dyti nga dy firma italiane e një shqiptare, ndërsa i treti nga nja firmë franceze e një shqiptare.

Vizionet
Studiot fituese të lotit të parë (Tiranës), në vizionin e tyre kanë theksuar se korridori ekonomik që shtrihet nga Tirana drejt Durrësit duhet të konsiderohet me të gjithë pjesët përbërëse të fashës së tij dhe jo si një zgjatim rruge që mundëson lëvizjen më të shpejtë ndërmjet dy qyteteve. Sipas studiove fituese të lotit Vorë, kjo zonë do zhvillohet përmes sistemit të “Orbitave”, të cilat janë protokolle (rregjistra) të lidhura në rrjet, për riformatimin e ekologjisë rrethore tipike ndaj Autostradës Tiranë – Durrës.

Çdo ORBITË përfshin një rampë (hyrëse e dalëse) që lidh autostradën me një rrugë shpërndarëse rrethore (si një rrethrrotullim në shkallë shumë të madhe). Fituesit e lotit të Durrësit, propozojnë zhvillimin e Durrësit përreth kësaj superstrade si një perspektive afatgjatë që do të mbeshtese zhvillimet ekonomike dhe shoqerore pergjate korridorit DURANA mbi bazen e industrisë urbane, bujqesise vendore, turizmit dhe kultures.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  
 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën