Projekti i jugut, Dule: Transparencë
Kumbaro:Shembim ndërtimet pa leje

Projekti i jugut, Dule: Transparencë<br />Kumbaro:Shembim ndërtimet pa leje
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule i ka kërkuar qeverisë të bëjë transparencë  për projektin e  jugut pasi sipas tij po shemben ndërtime të  banorëve të këtyre zonave pa paralajmërim dhe pa iu prezantuar asnjë projekt.  

Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro tha se po shemben vetëm ndërtimet pa leje  ndërsa  ka vendime të këshillit kombëtar të territorit për këtë projekt.

Zotërinj, nëse ka projekte, ato bëhen transparente. Nëse ka financime, ato shpallen. Nuk mund të rrëzohen objekte pa vendime e pa ndjekur procedurat ligjore të një republike funksionale. Prandaj hiqni dorë, pasi jeni në një rrugë katastrofike drejt greminës politike” tha Dule.

Ndërsa ministrja Kumnbaroka thënë se, “Ka kaq shumë ndërtime pa leje që kanë shkatërruar atë që vetë banorët e zonës kanë ndërtuar në shekuj, saqë vërtetë të dhëmb. Në mënyrën më transparente është bërë studimi, në mënyrën më transparente janë aprovuar projektet në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, në mënyrë më transparente janë shpallur këto fshatra këto zona historike të trashëgimisë kulturore të rëndësisë së veçantë. Aty janë prekur ndërtimet e paligjshme. Nëse ju do të më thoni se këto ndërtime janë punë e ndërtuar me djersë, unë këtë nuk e pranoj. Jemi duke prekur gjithçka ka pasur të paligjshme, ndërtimet ilegale” tha Kumbaro.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Vangjel Dules i cili ka thënë se, “Askush nuk mbron ndërtuesin e paligjshëm. Të paktën një gjë të tillë nuk do të gjeni nga ana jonë. Ju lutem zbatoni ligjet e Republikës dhe Kushtetutën. Cili është projekti, ku është shpallur, a janë njoftuar njerëz\it? U rrëzohen objektet pa marrë asnjë vendim në dorë, pa pasur as mundësinë elementare të ankimimit’ tha Dule.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja