Projekti i Portit të Durrësit/ Balla në Fier: Çfarë nuk po shpifin non-gratat ndaj një prej kompanive më prestigjoze! Poshtërsi e madhe në dëm të vendit

Projekti i Portit të Durrësit/ Balla në Fier: Çfarë nuk po shpifin non-gratat ndaj një prej kompanive më prestigjoze! Poshtërsi e madhe në dëm të vendit

Taulant Balla në Fier

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në facebook i ka konsideruar shpifje deklaratat e bëra nga partia Demokratike ndaj projektit për portin Turistik të Durrësit.

“Çfarë s’po shpifin non-grata&co ndaj një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit shqiptar në zhvillimin e Durrësit dhe në fakt gjithë Shqipërisë, si efekt i madh ekonomik.

Duhet ta kuptoni se Aleanca Rublave do të vazhdojë të sulmojë Portin Turistik të Durrësit, për hesap të borderosë ku ata firmosin çdo ditë. Nuk ka shqiptare e shqiptar që nuk e ka kuptuar që ky është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit”, shprehet Balla.

Balla gjithashtu thekson se projekti kishte një vlerë investimi mbi 2 miliardë euro gjë që sipas tij do të sjellë një impakt ekonomik të madh për vendin.

“Projekti ka një vlerë investimi mbi 2 miliardë Euro, me një impakt ekonomik direkt që përfshin të gjithë të ardhurat që do të gjenerohen nga zhvillimi i kësaj zone, si të ardhurat nga shitja e apartamenteve, hoteleria, ankorimi i anijeve e jahteve, etj. Impakti Direkt përfshin gjithashtu punësimin e rreth 12.000 personave, fillimisht në ndërtimin e kësaj zone, më pas gjatë menaxhimit të saj si punësimi në hotele, në restorante, në njësi biznesi dhe shërbimesh. Zhvillimi i zonës do të sjellë për Durrësin përmirësim të infrastrukturës dhe faciliteteve urbane, forcimin e komunitetit, ofrimin e shërbimeve sociale, rivitalizimi të artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar", u shpreh Balla gjatë një takimi me qytetarët në Fier.

Opozita ka akuzuar vazhdimisht kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën për projektin e Portit të Durrësit, që sipas tyre është ‘aferë korruptive’. Ndërkohë të enjten në 24 nëntor, pritet të zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku do të diskutohet për disa orë lidhur me projektin e Portit të Durrësit dhe buxhetin e vitit 2023 dhe më pas këto dy projektligje do të votohen nga deputetët.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ora: 23/11/2022 02:46

    Te lene pa ment keto te stanit te kuq. Kompani prestigjoze....krijuar para dy muajsh dhe pa asnje rekord te meparshem! E ngatarron padrino i Elbasanit me Emarin por kompania e ka ndryshe emrin. Pyka por me keq se ato te Nolit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase