Projekti i Ramës për parkingjet
investimet në shkolla

PARKIMI NËNTOKËSOR
Në mbledhjen e sotme të Këshillit bashkiak do të shqyrtohet dhe të hidhet në votim dhënia me koncesion e parkimit nëntokësor, një projekt i nisur nga Rama në 2008, por që u zvarrit në dyert e gjykatave mes dy biznesmenëve të fuqishëm. Pak ditë më parë Basha I dha viston koncesionin për 35 vjet të nëntokës së sheshit "Italia".

Sipas këtij projektvendimi, , parashikohet që në vitin 2013-ë Tirana të ketë një parkim gjigand nëntokësor. Ai do të ketë 1008 vendparkime, ndërsa tarifat e parkimit do të mund të jenë edhe mujore. Sipas kontratës, e cila nuk ka ndryshuar asgjë dhe me të cilën e ka shpallur fitues "Gener 2", administrata e Ramës, afati i përfundimit të punimeve është një vit pas nisjes së tyre, ndërsa i gjithë parkimi nëntokësor do të jepet me koncension për 35 vjet. Vlera totale e investimit parashikohet të jetë 1.638.020.000 lekë.

Tashmë këshilltarëve nuk u mbetet vetëm se të miratojnë projektin e Ramës, i cili jo vetëm shpalli konkursin, por edhe pas disa konsulateve mes bashkisë dhe firmës fituese, u konkludua edhe drafti i kontratës, që tashmë pret votat e atyre që e kundërshtuan.


TARIFA E PASTRIMIT E GJELBËRIMIT
Bashkia e Tiranës ka gjetur një zgjidhje origjinale për të mbledhur tarifën e pastrimit dhe të gjelbërimit. Tashmë ajo do të paguhet çdo muaj, së bashku me faturën e ujit të pijshëm.
Ky është një tjetër projekvendim që do të disktohet në mbledhjen e sotme këshillit bashkiak. Sipas ekspertëve të bashkisë, mbledhja e kësaj takse u është hequr njësive bashkiake, pasi ata dështuan në këtë proces, dhe i është besuar Ujësjellësit që do të përfitojë 5 % të shumës. "Në pikën 1. nënndarja "Tarifat Vendore" të vendimit të Këshillit Bashkiak nr.3, shkronja "b" Tarifa e Pastrimit dhe Largimit të Mbeturinave, mënyra e pagesës për kategoritë "Falimjarë", ndryshon si më poshtë:
Pragrafi i dytë zëvëndësohet me: "Për kategoritë I, "Familjarët" detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj, përkatësisht në shumën 417 lekë për çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit", - thuhet në projektvendimin "për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore të Tiranës". Sipas draftit nga pagesa e kësaj takse përjashtohen kategoritë e pensionistëve, veteranët, inavlidët e punës e luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbërit dhe të sëmurët tetraplegjik dhe paraplegjik, të cilët duhet të paraqesin disa dokumente.

INVESTIMET NË SHKOLLA
Investime në Njësinë Bashkiake nr.1
Ndërtim shkolla 9- vjeçare në rrugën Ali Demi 108.000.000

Investime në Njësinë Bashkiake nr.2
Rikonstruksion Kopshti nr.40. 16.900.000
Rikonstruksion Kopshti nr.41. 20.650.000
Rikonstruksion Kopshti nr.18. 23.450.000
Ndërtim shkolle 9-vjeçare tek Konvikti i Gjuhëve të Huaja 67.500.000
Shkolla 9- vjeçare "Ibrahim Braja". 36.000.000
Ndërtim shkollë e mesme, Rr."Hoxha Tahsim" (në vend të shkollës 9-vjeçare). 108.000.000

Investime në Njësinë Bashkiake nr.3
Rikonstruksion Kopshti nr.1 . 17.800.000
Rikonstruksion Kopshti nr.29. 40.650.000
Rikonstruksion i plotë i shkollës 9- vjeçare "Niket Dardani". 36.000.000

Investime në Njësinë Bashkiake nr.4
Rikonstruksion dhe shtesë në shkollën e mesme " Eqerem Çabej". 100.920.000

Investime në Njësinë Bashkiake nr.5
Shkolla 9-vjeçare " Murat Toptani" . 5.800.000

Investime në Njësinë Bashkiake nr.6
Ndërtim Kopshti nr.21. 40.650.000
Ndërtim shkolle e re 9- vjeçare në magazinat e ish kombinatit tekstil 108.000.000

Investime në Njësinë Bashkiake nr.7
Rikonstruksion Kopshti nr.17. 14.650.000

Investime në Njësinë Bashkiake nr.8
Rikonstruksion Kopshti nr.35. 17.800.000
Ndërtim shkolle e mesme (zevendëson shkollën Servete Macci) 108.000.000

Investime në Njësinë Bashkiake nr.9
Rikonstruksion Kopshti nr.3. 18.200.000
Ndërtim shkolle e re në në zonën e Parkut të autobuzave urban. 115.500.000
Shkolla 9- vjeçare "Hasan Vogli". 72.000.000

Investime në Njësinë Bashkiake nr.10
Ndërtim Kopshti dhe Çerdhe. 70.500.000
Rikonstruksion dhe shtesë në Shkollën e mesme "Qemal Stafa" . 138.000.000
Rikonstruksion i pjesshëm, shtesë anësore dhe instalim i sistemit të ngrohjes në shkollën
9- vjeçare "Avni Rustemi". 30.000.000

Investime në Njësinë Bashkiake nr.11
Rikonstruksion Kopshti nr.14. 40.650.000
Rikonstruksion Kopshti ne Kodër Kamëz. 17.900.000
Instalim i pajisjeve të ngrohjes për kopshtin " Bregu u Lumit" (faza e dytë). 1.400.000
Ndërtim- shtesë objekti i shkollës 9-vjeçare "Isa Boletini". 40.000.000
Ndërtim - shkolle e re "Ahmet Gashi" 144.000.000
Instalim i sistemit të ngrohjes në 8 kopshte dhe 1 çerdhe.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore