Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët

Ujërat termale të Bënjës janë kthyer në një destinacion që preferohet të vizitohet nga turistë të huaj dhe vendas. Këto ujëra ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit, në komunën Petran.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke i prezantuar ndjekësve projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës në Përmet.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë njofton se projekti do të nisë së shpejti për të krijuar kushtet për turistët e shumtë që e vizitojnë.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit - Ujërat Termale të Bënjës - ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë!” shkruan Rama.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/11/2024 22:43

    Sa do te kushtoje bileta e hyrjes dhe shfrytezimi i tyre?

    Përgjigju
  • tiku: 21/11/2024 10:54

    bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë