Projekti i ri tek Sheshi i Flamurit, proteston një grup qytetarësh në Vlorë: Të hiqen këto mbeturina, sheshi është i joni

Një grup qytetarët me në Vlorë ka protestuar këtë të diel kundër projektit të sheshit të flamurit në qytet. Protesta është thirrur nga shoqëria civile të cilët kanë kërkuar transparencë për këtë projekt.

Sipas qytetarëve projekti po rrënon historinë në një shesh që i përket jo vetëm Vlorës, por edhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

“Unë vij nga Tirana, me origjinë jam nga Kuçi i Vlorës. Është një projekt i pakuptimit. Dua kur te kthehem në qytetin tim mos të shoh një terminal autobusësh përballë sheshit të flamurit.”, tha njëri prej protestuesve.

“Nuk jam e foltores. Ky shesh ishte një shesh që na frymëzonte. Ky është sheshi i pavarësisë. Këta burra janë mundur që na sollën pavarësinë. U zuri frymën dëshmorëve. Ky është një krim. Kërkojmë që këto mbeturina të hiqen dhe sheshi të mbetet për popullin. Kryeministër mund të na lësh pa bukë, por jo pa dinjitet.”, tha një tjetër.

Një vit më parë kryeministri Edi Rama sqaroi elementët historik dhe rëndësinë e këtij sheshi, që me përfundimin e këtij investimi do të nxjerri edhe më shumë në pah vlerat që mbartë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!